Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Pavarësisht sfidave me komunat, puna po vazhdon”: Berisha i kthehet Nagavcit: Spekulime, hipokrizi

06/10/2024 - 15:52
në Kryesore, Lajme
A A
“Pavarësisht sfidave me komunat, puna po vazhdon”: Berisha i kthehet Nagavcit: Spekulime, hipokrizi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha i është kthyer keq ministers së Arsimit Arbërije Nagavci e cila fajësoi komunat për mungesën e ndërtimit të çerdheve, siç kishte premtuar. Berisha e ka quajtur hipokrite e spekulante ministren, madje duke vënë në pikëpyetje edhe mënyrën se si Nagavci ka zhvilluar karrierën e saj profesionale e politike.

E plotë:

Kur hipokrizia dhe spekulimet zëvendësojnë përgjegjësinë!

Në një kohë kur arsimi dhe zhvillimi i hershëm i fëmijëve është prioritet për shoqërinë tonë, është zhgënjyese të dëshmojmë spekulime dhe justifikime nga individë që drejtojnë dikastere kyçe në vend, si Ministrja e Arsimit, e cila fajëson komunat për dështimet e veta, me hipokrizi nga mungesa e dinjitetit dhe poshtërsi e spekulime, në mungesë të vlerave unike të karakterit që duhet ti posedoj lidershipi i një vendi në çdo nivel drejtues, si nderi, detyra, besnikëria, integriteti, profesionalizmi, transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësia.

Kjo është një shembull i qartë i kësaj dukurie, e cila jo vetëm që ka dështuar në trajtimin e një prej sfidave më urgjente të arsimit para-shkollor – ndërtimin e çerdheve – por gjithashtu ka zgjedhur të kalojë përgjegjësinë e saj te komunat, duke spekuluar për një “betejë politike”.

Kjo qasje e justifikimeve për dështimin, nga një person që është ngjitur në pozita me metodat më të ulëta dhe të pandershme, nëse i referohemi arsyeve të largimit nga procesi mësimor në Gjakovë, kalimit në Prishtinë dhe integrimin në lëvizjen politike amorfe të atashuar e subvencionuar, për shkatërrimin e sistemit shtetëror të Kosovës, çka përbën një rtethanë që është e papranueshme dhe ofenduese për qytetarët e Kosovës. E gjithë kjo ndodh në një periudhë kur duhet të përqendrohemi në rritjen dhe zhvillimin e infrastrukturës për fëmijët tanë, të cilët janë e ardhmja e këtij vendi.

Ky nivel i papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë nuk mund të justifikohet, sidomos nga dikush që ka fituar pozitën përmes lojërave politike dhe që duket të jetë më e interesuar për mbrojtjen e një narrative të dështuar se sa për përmbushjen e nevojave të qytetarëve të vendit.

Në deklaratat e fundit, Nagavci ka akuzuar disa komuna për bllokimin e procesit të gjetjes së lokacioneve për ndërtimin e çerdheve, duke e quajtur atë një betejë politike kundër qeverisë. Komunat, nga ana tjetër, mund të kenë përballë sfida të natyrës logjistike ose financiare, por është e rëndësishme të shqyrtohet tërësisht situata.

Spekulimet e tilla dhe përpjekjet për të fajësuar të tjerët për dështimet janë simptomë e një qeverisjeje që po humbet përkushtimin ndaj zhvillimit të mirëfilltë dhe drejtimit të duhur të institucioneve.

JU REKOMANDOJMË

Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe
Lajme

Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

11/07/2025 - 23:54
“Këtu humbet kryet”- Bllaca kërkonte garanci nga Brukseli për dëshmitë kundër UÇK-së
Lajme

“Këtu humbet kryet”- Bllaca kërkonte garanci nga Brukseli për dëshmitë kundër UÇK-së

11/07/2025 - 22:55
Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar
Lajme

Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar

11/07/2025 - 22:49
“Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë
Kryesore

“Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë

11/07/2025 - 22:45
Pozhari: Po rriten ndasitë mes partive, zgjedhjet po duken të pashmangshme
Lajme

Pozhari: Po rriten ndasitë mes partive, zgjedhjet po duken të pashmangshme

11/07/2025 - 22:29
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord
Lajme

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord

11/07/2025 - 22:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Loredana ‘shpër’then’ në rrjete për Mozzik

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë