Në zgjedhjet e së dieles PDK-ja si subjekt politik pati një ngritje prej rreth 5%, duke marrë mbi 183 mijë vota, pa llogaritur votat me kusht dhe votat e diasporës. Ky është rezultati më i mirë për PDK-në në tre palë zgjedhjet e fundit.
Në Vushtrri ky subjekt politik në zgjedhjet e vitit 2021 kishte marrë 6838 vota, ndërsa rezultatet e deritanishme (pa vota me kusht dhe pa votat e diasporës) ka marrë 8681 vota, duke pasur rritje prej 26% në raport me votat e marra më 2021, përqindje që pritet të rritet pas numërimit të votave të diasporës dhe votave me kusht.
Pra, nga 19% sa kishte më 2021, PDK në zgjedhjet e së dieles ka marrë 25.7% të votave në Vushtrri.
Fitore bindëse kjo PDK në Vushtrri ka arritur në shkollën ku voton fshati Beçiq, që është vendlindja e Ferit Idrizit, kryetarit të Komunës që vjen nga kjo parti, raporton Veriu.info.
Fshati Beçiq voton në qendrën e votimit në shkollën “Azem Bejta” në Dubofc, ku PDK-ja aty ka shënuar fitore të thellë me 65.65% të votave./Veriu.info