Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK dhe LDK me “pikëpyetje’ nëse do ta votojnë të propozuarin e VV-së për kryetar të Kuvendit

13/04/2025 - 17:41
në Kryesore, Lajme
A A
PDK dhe LDK me “pikëpyetje’ nëse do ta votojnë të propozuarin e VV-së për kryetar të Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Glauk Konjufca dhe Mimoza Kusari-Lila e pranuan pas rreth dy muajsh pas mbajtjes së zgjedhjeve se u mungojnë numrat për formimin e qeverisë.

Tre votat e NISMA-s që supozoheshin të mbyllnin hallin e madh të Vetëvendosjes për të ndërtuar qeverinë, tashmë del se s’po kryejnë punë.

Kjo pasi plusi i atyre tre votave të NISMA-s është kundërpeshuar nga një minus-tre-vota te pakicat jo serbe.

Një makth tjetër tjetër i (mos)numrave megjithatë ka dalë në sipërfaqe.

PDK ka thënë se “vendosin të hënën” nëse ia votojnë ose jo partisë së parë kryetarin e Kuvendit – pozitë kjo që u takon me Kushtetutë.

Por, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gazetarëve u tha se “pse duhet ne t’jua votojmë kryetarin“

“Pse me ja dhanë votat e PDK-së? Pse duhet ne t’jua votojmë kryetarin? Nuk e kemi votuar as në të kaluarën”, tha Memli Krasniqi.

“Kryetari nuk është telashe për t’i bërë 61 vota. Unë veç shpresoj që do të këtë respektim së pari të vullnetit qytetar, të votës së qytetarit, Kushtetutës së Kosovës.

Të martën partia e parë ta propozojë kryetarin e Kuvendit, kjo është me rëndësi të ndodhë. Në momentin që ndodh kjo, jam i bindur se nuk ka asnjë telashe për t’u bërë 61 vota”, tha ai.

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, referuar (mos)numrave të Vetëvendosjes, tha se dikush që nuk i ka 61 vota “as që duhet” të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota për veti s’duhet të jetë kryetar i Kuvendit në radhë të parë fare. Minimalisht duhet t’i ketë 61 vota e më pas shihemi për gjëra të tjera”, tha ai.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndryshe nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk janë deklaruar se do të ulen e marrin vendim për çështjen e Kryetarit të Kuvendit, transmeton nacionale.

Por, Abdixhiku në shkrimin ku ia refuzoi ftesën Albin Kurtit “për takim konsultativ për formimin e Qeverisë së re” tha se si LDK nuk do ta pengojnë formimin e Kuvendit të Kosovës.

“LDK e pret dhe e mbështet konstituimin e Kuvendit më 15 prill. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pengesë. Prandaj, le ta konstituojmë Kuvendin e Republikës”, shkroi Abdixhiku.

Në anën tjetër, Vetëvendosje as nuk ka bërë të ditur emrin që do ta propozojë për kryetar të Kuvendit, ndërsa disa deputetë të saj kanë thënë se do të jetë Glauk Konjufca.

Në anën tjetër, është raportuar (dhe mohuar asnjëherë) që Fatmir Limaj i NISMA-s ka kërkuar pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës si këmbim të votës së tij për një qeveri të Vetëvendosjes.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 15 prillin si datën për mbajtjen e seancës konstituive të përbërjes së re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Caktimi i seancës konstituive shënon hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 27 mars.

JU REKOMANDOJMË

Selimi: Çka janë edhe dy javë bllokadë për dosta – Taman me ja mundesu Kurtit zgjedhjet me 28 dhjetor
Lajme

Selimi: Çka janë edhe dy javë bllokadë për dosta – Taman me ja mundesu Kurtit zgjedhjet me 28 dhjetor

04/11/2025 - 22:57
Ekspertët: Arrestimi nga Serbia, shkelje e sovranitetit të Kosovës
Lajme

Ekspertët: Arrestimi nga Serbia, shkelje e sovranitetit të Kosovës

04/11/2025 - 22:33
Haradinaj: Mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë
Lajme

Daut Haradinaj: Nuk kam votë për Glauk Konjufcën

04/11/2025 - 22:12
Selimi – Kurtit: “Nëse je BABA, je përgjegjës për qeverisjen, problemet e hallet e njerëzve”
Lajme

Petrit Selimi dyshon që “dy javë bllokadë” janë bërë për dosta me ia mundësu Kurtit zgjedhjet në fundvit

04/11/2025 - 22:05
Këto mund të jenë dy datat e mundshme për zgjedhje të parakohshme
Kryesore

Këto mund të jenë dy datat e mundshme për zgjedhje të parakohshme

04/11/2025 - 22:00
A ka Nisma votë për Konjufcën? Limaj: Nuk e votojmë këtë qeveri, nuk bëhet shteti kështu bre djem
Kryesore

A ka Nisma votë për Konjufcën? Limaj: Nuk e votojmë këtë qeveri, nuk bëhet shteti kështu bre djem

04/11/2025 - 21:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • LAJMI I FUNDIT: Dyshohet se grupe serbe kanë ndërhyrë në rrjetin e Policisë së Kosovës në Jarinjë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • LAJMI I FUNDIT: Kurti shkon në takim te Vjosa Osmani

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kurti cakton mandatar të ri për qeverinë? Raportohet se KP i VV’së mblidhet për të votuar

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Lajmërohet pas disa muajsh Mefail Shkodra në arrati: Do të dorëzohem në Polici me djemtë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë