Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK e AAK i reagojnë ministrit Murati: Shifra joreale e shqetësuese – qytetarët u varfëruan me Qeverinë Kurti

30/09/2024 - 14:33
në Kryesore, Lajme
A A
PDK e AAK i reagojnë ministrit Murati: Shifra joreale e shqetësuese – qytetarët u varfëruan me Qeverinë Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Depozitat e Ekonomive Familjare për herë të parë kanë tejkaluar shifrën 4 miliardë euro.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, duke iu referuar raportit të publikuar nga BQK për muajin gusht.

Ai ka thënë se rritja ka ndodhur në mënyrë të theksuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

“Për 4 vitet e fundit, depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51 miliardë euro, që krahasuar me 4 vitet paraprake gjatë qeverisjeve të kaluara është për 3-fish më e lartë. Ky është tregues se rritja ekonomike është gjithëpërfshirëse e nuk po bëhet vetëm për biznese, por për të gjithë qytetarët. E kjo është gjë e mirë sepse duke pasur më shumë para, ekonomitë familjare blejnë më shumë, gjë që shton qarkullimin e bizneseve, e përfundimisht edhe nevojën për rritje të punësimit. Ngjashëm edhe buxheti i shtetit, përderisa në të kaluarën shërbente për pasurimin e disave, tani orientohet për shtesat e lehonave, shtesat e fëmijëve, mbështetje për studentë e pensionistë, barna esenciale, mbështetje për bujqit, por edhe siguri e mbrojtje”, ka shkruar Murati në Facebook.

Por, me këtë nuk po pajtohet opozita.

Deputetë, anëtarë të Komisionit për Ekonomi nga PDK e AAK, kanë kritikuar Muratin për shifra që nuk përkojnë me zhvillimin ekonomik.

Deputeti nga PDK, Ferat Shala, thotë për Gazeta Blic se është shqetësuese dhe joreale që ministri Murati të japë shifra që nuk përkojnë me zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas tij, nëse depozitat familjare janë rritur tregon që qytetarët i mbajnë ato në bankë për shkak të goditjeve të ekonomisë e mungesës për investim.

“Ajo që është joreale dhe shqetësuese është kur ministri jep shifra që nuk përkojnë me zhvillimin logjik ekonomik të vendit. Nëse depozitat familjare janë rritur në bankë, kjo nuk nënkupton zhvillim e as investim, ky është fakt real, që depozitat po i mbajnë në sistemin bankar për shkak të goditjeve të ekonomisë, për shkak të mungesës për investim, hapësirës së ngushtuar legjislative dhe ekonomike për ta qarkulluar paranë e tyre”, shprehet ai.

Shala vlerëson se qeveria i ka varfëruar qytetarët me sistemin që ka mbjellë dhe se qytetarët po ikin nga Kosova.

“Me këtë sistem çfarë e ka mbjellë kjo qeveri, definitivisht i ka varfëruar qytetarët sepse paratë edhe mund të jenë në sistemin bankar por qytetarët po e lëshojnë vendin, të rinjtë po ikin, mjetet në sistemin bankar nuk hapin vend pune, andaj kemi mijëra vende pune të zbrazëta, pa fuqi punëtore dhe këto shifra janë treguesi më real që ne jo që nuk kemi zhvillim ekonomik por kemi një zbrazje të Kosovës, kemi mundësi jashtëzakonisht të dëmshme që Qeveria po i sjell duke mbyllur vendet e punës dhe duke larguar investitorët, pra mjetet duhet të kthehen në investime, në zhvillim, në qarkullim dhe atëherë mund të krenohemi kur kemi vende pune dhe prodhim vendor. Mjetet në banka nuk japin prodhim, dhe deficiti sot paralel rritjes së mjeteve financiare në banka, kemi një rritje kurrë më të madhe nuk e kemi pasur deficitin tregtar që është mbi 6 miliardë euro. Këtë relacion të gjitha këto janë faktorë që tregojnë që qeveria në kuptimin ekonomik është larg asaj që i duhet vendit sot”, deklaron deputeti Ferat Shala.

Ndërsa, deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, thotë për Gazeta Blic se deklarata e ministrit të financave nuk tregon pasurimin real të qytetarëve.

“Deklarata e ministrit Hekuran Murati për rritjen e depozitave të ekonomive familjare mbi 4 miliardë euro është një përpjekje për të promovuar suksesin ekonomik të qeverisë Kurti, por kjo nuk tregon pasurimin real të qytetarëve”, thotë ai.

Sipas tij, rritja e depozitave mund të jetë rezultat i frikës nga pasiguria ekonomike.

“Rritja e depozitave nuk është domosdoshmërisht tregues i mirëqenies së përgjithshme. Kjo mund të jetë rezultat i frikës nga pasiguria ekonomike, ku qytetarët zgjedhin të kursejnë më shumë për shkak të mungesës së mundësive për investime apo rritjes së çmimeve”, vlerëson Lekaj për Gazeta Blic.

Deputeti përmend dhe inflacionin e lartë, teksa shton se me qeverinë Kurti qytetarët ndihen më të varfër.

“Për më tepër, duhet të marrim parasysh inflacionin e lartë, i cili e ka ngritur koston e jetesës dhe ka ndikuar që qytetarët të jenë të kujdesshëm me shpenzimet e tyre. Kjo rritje e depozitave mund të tregojë më shumë për krizën e besimit në ekonomi sesa për pasurimin e vërtetë. Pra, nuk mund të thuhet se qytetarët janë pasuruar nën qeverinë Kurti, përkundrazi, shumë prej tyre mund të ndihen më të varfër për shkak të fuqisë blerëse të ulët dhe mungesës së zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm”, deklaron deputeti Pal Lekaj.

JU REKOMANDOJMË

Serbia sërish në flakë | Digjen zyrat e SNS në Valjevë, xhandarmëria përdorë dhunë dhe arreston protestuesit
Kryesore

Serbia sërish në flakë | Digjen zyrat e SNS në Valjevë, xhandarmëria përdorë dhunë dhe arreston protestuesit

16/08/2025 - 23:49
Trump: Armët amerikane do të dërgohen në Ukrainë përmes NATO-s
Lajme

​Zelensky i thotë jo planit të Trump dhe Putin

16/08/2025 - 23:03
15 mijë euro ari në një shtëpi, 10 mijë në tjetrën: Hajnat bëjnë ‘kërdi’ në disa fshatra të Ferizajt
Lajme

15 mijë euro ari në një shtëpi, 10 mijë në tjetrën: Hajnat bëjnë ‘kërdi’ në disa fshatra të Ferizajt

16/08/2025 - 22:42
Armatosja e FSK në bazë të planit të qeverive të kaluara, Maqedonci: Është tejkaluar, ushtria ka disa qindra autoblinda
Lajme

Armatosja e FSK në bazë të planit të qeverive të kaluara, Maqedonci: Është tejkaluar, ushtria ka disa qindra autoblinda

16/08/2025 - 22:31
Hoti kritikon qasjen e LVV-së ndaj institucioneve: Vendi po rrëshqet në autokraci partiake
Lajme

Hoti: Kurti sot përdor policinë për t’i shkëputur bizneset nga energjia që prodhohet me thëngjillin e Kosovës

16/08/2025 - 22:23
Vance do të marrë pjesë në takimin e së hënës në Zyrën Ovale me Zelenskyn
Kryesore

Vance do të marrë pjesë në takimin e së hënës në Zyrën Ovale me Zelenskyn

16/08/2025 - 22:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takimi Putin-Trump në Alaska, vjen reagimi i parë nga Erdogan

    Takimi Putin-Trump në Alaska, vjen reagimi i parë nga Erdogan

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Trump telefonon Zelenskyn pas takimit me Putinin

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Musliu: Vuçiq e Lista Serbe i humbën kohë ndërkombëtarëve, Kosova veproi drejt që i rezistoi presionit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • ​Zelensky i thotë jo planit të Trump dhe Putin

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ariani Company nis objekt banesor me standard të ri jetese në zemër të Obiliqit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë