Nënkryetarja e PDK-së, njëherit deputete e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, deklaroi se partia e saj qëndron në sallë dhe voton vetëm për një kandidat konsensual për president të vendit.
“Nësë nuk do të ketë marrëveshje të gjithanshme politike ju nuk qëndroni në sallë?, u pyet në Pressing Çitaku.
“Po e ripërsëris ne jemi në sallë dhe votojmë vetëm nëse kemi një kandidat konsensual, ndryshe nuk marrim pjesë në votim…”, tha Vlora Çitaku në Pressing, transmeton Express.
A silleni njejtë edhe nëse propozohet Vjosa Osmani?
“Ne edhe në vitin 2021 kur është zgjedhur Vjosa Osmani nuk kemi marrë pjesë në votim, e tani në vitin 2026 nuk është që na janë dhënë arsye të ndërrojmë mendim, nuk e kemi sikutu fare kanididaturën e Osmanit…PDK kërkon që të gjejmë një grua ose burrë personalitet mbipartiak, të pranueshëm për të gjitha partitë politike”, shtoi ajo.
“Dua të qartësoj që PDK nuk do të votojë një kandidat të shumicës parlamentare”, ka thënë poashtu Çitaku.













