Një pjesë e strukturës së PDK-së në Skenderaj në vitin 2021 i ishte bashkuar IDEAL-it të Bekim Jasharit në garën për kryetar komune.
Prej asaj kohe këto struktura kishin pasur mos pajtime, të cilat publikisht në shumicën e rasteve i shprehnin drejtuesit e IDEAL-it.
Mirëpo, kthimi i tyre në PDK-në e drejtuar nga Sami Lushtaku në Skenderaj, duke se është çështje orësh.
Kryetarin e PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku dhe kryetarin e IDEAL, Nuredin Lushtaku i kanë bashkuar miqtë e përbashkët, të cilët po ndërmjetësojnë bisedime intensive për bashkimin e tyre.
Veriu.info mëson se sot pritet të arrihet marrëveshja mes Sami Lushtakut e Nuredin Lushtakut për bashkimin e subjekteve të tyre në Skenderaj, përkatësisht rikthimin në PDK të strukturave që kishin dalë në IDEAL.
Nesër është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për asamble komunale nga partitë politike në KQZ, andaj bashkimi i tyre pritet të ndodh sot./Veriu.info