Pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila kërkoi që Kuvendi të mblidhet brenda 48 orëve pas dështimit të seancës konstituive ditën e djeshme, kanë reaguar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Në një përgjigje për Indeksonline, Blerta Deliu-Kodra nga kjo parti u shpreh se PDK do të marrë pjesë në seancë dhe është e gatshme të vazhdojë procesin parlamentar.
“Po na obligon rregullorja që ta takohemi çdo 48 orë – dhe ne do të jemi aty,”, ka thënë Deliu.
Më tutje Deliu ka thënë se si PDK, kërkesa mbetet e njejtë sikurse në seancën e kaluar, pra dorëheqja nga Kurti dhe nga ana e ministrave.