Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Arian Tahiri gjatë seancës plenare për buxhetin 2026, kritikoi qeverinë për mosreflektim dhe ndryshim të këtij projektligji.
Ai tha se PDK-ja tërheq amendamentet që ka propozuar, dhe në këtë mënyrë, sipas tij, partia nuk mbështet buxhetin e këtij viti.
“PDK edhe në diskutimin paraprak këtu në Kuvend i ka dhënë vërejtjet e veta në kuptimin profesional, teknik, por edhe në reflektimin e nevojave që i ka pasur buxheti. Ne kemi pritur që brenda dy leximeve ka me pasë reflektim dhe ka me pasë ndryshime pozitive, që buxheti të avancohet në aspekt profesional”, tha Tahiri.











