Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka deklaruar se Partia Guxo me Presidenten Vjosa Osmanin ka veç komunikim zyrtar.
”Komunikimin me Presidenten Osmani me Partia Guxo themeluse e të cilës ka qenë ajo vet prej ditës kur është zgjedhur presidente ka qenë vetëm zyrtar”, tha Peci.
P
Peci ka komentuar edhe fushatën e Kryeministrit, Albin Kurtit dhe Ministres së Jashtme, Donika Gërvalles në Disaporë për çka tha se ”na duhet vota dhe përkrahja e të gjithëve, të gjithë qytetarët jashtë dhe brenda Kosovës kanë dhënë kontribut”.
Ai tutje ka shtuar se vlerësimin e punës së tyre 4 vjeçare, ”Qytetarët e japin me vota”.
Ministri i Bujqësisë ka thënë se Lista Guxo në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshme garojnë si parti politike.
”Faton Peci Donika Gervalla, Haxhi Avdyli, Jeta Statvoci janë anëtarë të partisë Guxo marrin pjesë bashkë me VV-në një listë të përbëshkët, në zgjedhjet lokale në shumicen e komunave ne garojmë si parti politike, partia Guxo”, tha Peci. /rtv21