Gjatë një vizite në SHBA, Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar në shtator të vitit 2020 mes Kosovës dhe Serbisë, është zbatuar.
Por një reagim i ashpër erdhi nga ish-ambasadori Lulzim Peci, i cili e kundërshtoi këtë vlerësim, duke thënë: Nga qielli mund të shihet se kjo marrëveshje nuk është zbatuar.
Ai akuzoi Qeverinë Kurti për moszbatim të marrëveshjes, duke theksuar pasojat afatgjata: Po të ishte zbatuar Marrëveshja e Uashingtonit, sot Kosova do kishte gazin dhe do të bëhej nyje e shpërndarjes së tij në Shqipërinë veriore, Mal të Zi dhe Serbi.
Ai kujtoi se në vitin 2021 zyrtarë të Qeverisë e kishin quajtur atë gaz si “gaz rus”, megjithëse “një masë e konsiderueshme e tij do të vinte nga SHBA-të në formë të lëngët.”
Peci përmendi edhe mosveprimin për linjën hekurudhore Prishtinë–Durrës dhe për Liqenin e Ujmanit.