Ish-diplomati Lulzim Peci, ka theksuar se cilido lider që merr drejtimin e Qeverisë së Kosovës, do të përballet menjëherë me kërkesat e ndërkombëtarëve.
Në një intervistë për Periskopin, ai vlerësoi se nëse liderë të caktuar të partive opozitare “frikësohen me i ndërmarrë ato hapa që po kërkojnë edhe ndërkombëtarët”, atëherë, tha ai, “le të zgjedhin liderin e partisë më të vogël opozitare, Ramush Haradinaj kryeministër”
“Nëse partitë e opozitës, liderët e tyre frikësohen me i ndërmarrë ato hapa që po kërkojnë edhe ndërkombëtarët, atëhere le të zgjedhin liderin e partisë më të vogël opozitare, Ramush Haradinaj kryeministër – ai ka thënë që unë i bëj edhe ai le t’i përfundon këto nëse vetë nuk kanë guxim”.
“Por, nëse e marrin qeverisjen dhe nuk i bëjnë këto hapa, atëherë neve do të na bëhet dëm i njëjtë sikur VV me pas marë qeverinë vetë dhe me thënë “unë nuk i bëj…”, deklaroi Peci për Periskopin.