Skuadra e Pejës e ka nisur në mënyrë fantastike ndeshjen ndaj Beroe në Ballkan League.
Çereku i parë në gjysmëfinale ka përfunduar me rezultat 20 – 35, në të mirë të skuadrës kosovare, shkruan GazetaBlic Sport.
Basketbollistët e Pejës ishin të pandalshëm nga çdo pozitë, duke qenë shumë të saktë edhe nga tre pikë.
Në rast se skuadra kosovare e fiton këtë ndeshje, në finale do të përballet me Hapoel Beer Sheva.












