Gazetari Çim Peka në një shkrim të gjatë, ka shkruar se përse sipas tij Rama po e fiton mandatin e rradhës. Ai rënditi shumë akuza në shumë drejtime. Por, ajo që bie në sy është akuza e fort nda gazetarit Baton Haxhiu.
Sipas Pekës, ai ka pranuar të ‘masakrohej’ në çdo studio televizive për Ramën, prandaj shpërblehet nga ai.
“Ta gezoni regjimin, une do vazhdoj.
Nga sot, duke i trajtuar si pjese te bandave kriminale me emer e mbimer dhe mercenaret e Rames ne media qe u perdoren per te legjitimuar masakren elektorale.
PS: Ju do me kujtoni Batonin, por une do ju them:
Me duhej nje mercenar i Rames ne studio cdo jave, ne mungese te Rames qe ta ballafaqoja me krimet e vjedhjet qe bente. Batoni e pranoi kete rol, te masakrohej cdo jave ne studio duke marr ne mbrojtje Linda Xhillari-Basha-Rama, duke dal garant per trafikun e droges se Olsit, duke pergojuar cdo pjestare familje te Sali Berishes, Ilir Metes, madje duke bilbilos ne SPAK edhe per cdo shok, kur u divorcua e si u divorcua. Por ne fund u shperblye, beri ate qe as mediat e inceneratoreve nuk e moren persiper. E ne fund te fundit, aq sa ka duruar Batoni keto dy vjet, e meritonte te shperblehej nga Rama.” – ka shkruar ndër të tjera Peka.