Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pensionet e Kosovës sa për “byrek e supë”

07/06/2024 - 08:20
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Pensionet e Kosovës sa për “byrek e supë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bislim Ademi nga fshati Bërrnicë e Poshtme i Prishtinës orvatet ta mbyllë muajin me pensionin e tij prej 198 eurosh.

Pjesa më e madhe thotë se i shkon për barna dhe fatura komunale.

Ai jeton vetëm, pasi bashkëshortja i ka vdekur vite më parë, dhe herë pas here merr ndihmë vetëm nga djali i tij që jeton jashtë vendit.

Kostoja e jetesës në Kosovë është rritur, sidomos prej vitit 2022 kur inflacioni ka marrë përpjetën.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë shtrenjtuar vazhdimisht në këtë periudhë.

Ndonëse ASK-ja nuk ka të dhëna se sa kushton shporta e konsumatorit, vendi ka ligje që kërkojnë rregullimin e pensioneve pikërisht sipas kostos së jetesës dhe inflacionit.

Qeveria kritikohet se ka dështuar në zbatimin e tyre.

E, në mesin e të prekurve më së shumti nga kjo, janë pensionistët, të ardhurat e të cilëve variojnë nga 100 euro pensioni i pleqërisë deri në 265 euro pensioni kontribut-pagues.

“Nevojtarë për lëmoshë”

“Atë ditë që e marr pensionin, jam mbret e çfarë të duash, sepse kam para… Pas tri ditësh, nuk më mbetet gati asnjë cent”, thotë Ademi për Radion Evropa e Lirë.

Dikur teknik i makinerisë, ai është pensionuar rreth dhjetë vjet më parë.

Kur merr pensionin, thotë se fillimisht siguron barnat për tensionin e lartë dhe diabetin dhe pastaj paguan faturat e rrymës, ujit dhe plehrave.

Në Prishtinë, ekipi i REL-it vërejti çmime të ndryshme të produkteve të njëjta në disa raste – më të larta në dyqane, më të lira në treg.

Për ushqim i mbeten pak para. Djali e ndihmon, por, siç thotë, nuk arrin vazhdimisht.

“Në mëngjes ha një byrek për 1.20 euro. Me atë e kaloj deri në darkë. Në mbrëmje hy diku dhe ha ndonjë supë, groshë ose diçka të tillë më të lirë… Drekën nuk mund ta ha, sepse po e hëngra, nuk mund ta siguroj darkën pastaj”, thotë Ademi.

Ai shkon gati çdo ditë nga fshati në Prishtinë – më pak se dhjetë kilometra larg – për të takuar miqtë e vjetër te Klubi i Pensionistëve.

“Kemi mbetur ashtu – siç thotë një fjalë – sadaka ihtiyac [nga turqishtja: nevojtarë për lëmoshë]. Jo vetëm unë, por të gjithë pensionistët ashtu jemi”, thotë Ademi.

Sistemi pensional në Kosovë është i rregulluar në bazë të Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe Ligjit për metodologjinë e caktimit të lartësisë së pensionit bazë dhe caktimin e datës për sigurimin e pensioneve bazë.

Këto ligje parashohin harmonizimin e pensioneve me koston e jetesës dhe inflacionin një herë në vit, me propozim të Ministrisë së Financave.

Pensionistët që punuan me dekada: “Jemi barrë e fëmijëve”

Por, sipas një raporti të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të publikuar më 24 maj, “shteti ka dështuar t’i zbatojë këto ligje” dhe në rast se vazhdon ta bëjë këtë, “do të përballet me padi në gjykatë”.

Naim Jakaj, nga IKD-ja, thotë se ky institut e ka ngritur tashmë këtë shqetësim te Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Kuvendi i Kosovës dhe kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe ka kërkuar prej tyre që të shqyrtojnë zbatimin e ligjeve për çështjen e pensioneve.

“U jemi drejtuar të gjithë krerëve që mund të kenë përgjegjësi të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë për zbatimin e ligjeve. Në rast se nuk i marrin në konsideratë [këto shqetësime] brenda një afati optimal – kah muaji qershor – do të ngremë padi për moszbatim të ligjit”, thotë Jakaj për Radion Evropa e Lirë.

Çfarë thonë institucionet?

Radio Evropa e Lirë pyeti të gjitha institucionet që i përmend IKD-ja nëse e kanë shqyrtuar kërkesën e këtij instituti, por asnjëri prej tyre – përveç Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere – nuk u përgjigj.

Anëtari i këtij komisioni, Ferat Shala, nga Partia Demokratike e Kosovës në opozitë, tha për REL-in se në rast se çështja nuk do të nxirret në agjendën e komisionit në takimin e radhës, atëherë do të mund ta shtrojë ai vetë, si anëtar i komisionit.

Ai shtoi se nëse IKD-ja ka bazë ligjore për të ushtruar padi ndaj shtetit për shkelje të të drejtave të pensionistëve, atëherë ai do ta mbështeste një nismë të tillë.

“Pajtohem plotësisht. Pse të mos respektohet ligji dhe pse të shkelen të drejtat elementare të pensionistëve?”, tha Shala.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se a do ta ftojë ministrin e Financave, Punës dhe Tranfereve, Hekuran Murati, për të raportuar lidhur me shqetësimet e ngritura nga IKD-ja dhe kur.

“Asnjë rritje pensionesh sipas kërkesave ligjore”

Nga IKD-ja thonë se shuma e përcaktuar e pensioneve ndër vite ka qenë e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet minimale të përfituesve.

Në këtë kontekst, sipas këtij instituti, më të rrezikuar janë përfituesit e pensionit bazë, apo të pleqërisë.

Në vitin 2002, ky pension ishte 28 euro. Deri në vitin 2019 arriti shumën prej 90 eurosh, me vendime të ndryshme të Qeverisë.

Rritja e fundit, në 100 euro, u bë në fillim të vitit 2022, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, të cilën Qeveria e Kosovës e miratoi në kohën e pandemisë COVID-19.

“Asnjëherë nuk është bërë rritja [e pensioneve] në raport me kërkesat ligjore, sipas Ligjit për skemat pensionale dhe Ligjit për metodologjinë e caktimit të lartësisë së pensionit”, thotë Jakaj, duke iu referuar harmonizimit të nivelit të pensioneve me koston e jetesës dhe inflacionin.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e inflacionit në Kosovë ka lëvizur ndër vite.

Në vitin 2019 ishte 2.7 për qind, në vitin 2020 ishte 0.2 për qind dhe në vitin 2021 ishte 3.4 për qind.

Kulmin e arriti më 2022 – si për shkak të pandemisë, ashtu edhe për shkak të pushtimit rus të Ukrainës – kur u përmbyll me normë mesatare rreth 12 për qind.

Vitin e kaluar dhe këtë vit, inflacioni është në rënie, por jo edhe çmimet e produkteve bazë.

Të dhënat e ASK-së për muajin prill të këtij viti tregojnë se çmimet e konsumit janë më të larta për 2.4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

JU REKOMANDOJMË

“Terr i zi” në Kuvend, ndërpritet rryma derisa deputetët mblidhen për seancën e buxhetit

“Terr i zi” në Kuvend, ndërpritet rryma derisa deputetët mblidhen për seancën e buxhetit
19/11/2026 - 23:06

Derisa seanca e Kuvendit për buxhetin e vitit 2027 është duke vazhduar, në Kuvend është ndërprerë rryma. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka shpërndarë pamje...

Më shumëDetails

Erërat e forta edhe në Prishtinë, gjësendet shpërndahen nëpër rrugë

Erërat e forta edhe në Prishtinë, gjësendet shpërndahen nëpër rrugë
19/11/2026 - 22:55

Era e fortë ka përfshirë Prishtinën dhe disa qytete të tjera. Në Prishtinë ka shkaktuar shpërndarjen e gjësendeve nëpër rrugë dhe hapësira publike. Si pasojë e erës, vazot...

Më shumëDetails

“S’duhet ta gënjeni as qytetarin, as votuesin e PDK“/ Kadaj-Bujupi kritika Çitakut për deklarimet rreth ligjit për Specialen

“S’duhet ta gënjeni as qytetarin, as votuesin e PDK“/ Kadaj-Bujupi kritika Çitakut për deklarimet rreth ligjit për Specialen
19/11/2026 - 22:23

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka kritikuar deklarimet e Vlora Çitakut lidhur me zhvillimet rreth ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se PDK-ja ka dështuar të ofrojë një alternativë të...

Më shumëDetails

Policia interviston si të dyshuar drejtorë të Përparim Ramës dhe katër inspektorë për keqpërdorim të pozitës

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
19/11/2026 - 22:10

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Çlirim Gërbeshi, ka bërë publikë emrat e gjashtë zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, të cilët, sipas tij, janë intervistuar...

Më shumëDetails

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Prizren (Video)

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Prizren (Video)
19/11/2026 - 21:47

Erërat e fuqishme të cilat kanë përfshirë vendin, kanë shkaktuar dëme në qytetin e Prizrenit, shkruan Gazeta Online Veriu.info. Sipas një video të shpërndarë nga mediumi lokal “RTV...

Më shumëDetails

“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm

19/11/2026 - 21:32

Ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve të zyrtarëve të pushtetit në Telekomin e Kosovës. Përmes një reagimi në Facebook,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Njësia amerikane US Marshall zbarkon në aeroportin “Adem Jashari”, Policia e Kosovës ia dorëzon një të dyshuar për kri’me kibernetike

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Njësia amerikane US Marshals zbarkoi në aeroportin e Prishtinës për ekstradimin e nipit të Haxhi Avdylit – Ja për çfarë krime kibernetike dyshohet ai!

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rrezikuan punëtorët duke punuar pa skele në katin e 8-të, Inspektorati ndal punimet në objektin e United Group Investment në Skenderaj

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Policia me operacion: 15 lokale të mbyllura, 8 persona të arrestuar dhe 285 persona të kontrolluar

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë