Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pentagoni: SHBA-ja do të luajë rol minimal në garantimin e sigurisë së Ukrainës

21/08/2025 - 12:21
në Lajme
A A
Pentagoni: SHBA-ja do të luajë rol minimal në garantimin e sigurisë së Ukrainës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtari më i lartë i politikave të Pentagonit, Elbridge Colby i ka thënë një grupi të vogël aleatësh të martën në mbrëmje se SHBA-ja planifikon të luajë një rol minimal në çdo garanci sigurie për Ukrainën, një nga shenjat më të qarta deri më tani se Evropa do të duhet të mbajë barrën e ruajtjes së paqes së qëndrueshme në Kiev.

Komentet nga Colby, nënsekretari i Mbrojtjes për politikat, erdhën në përgjigje të pyetjeve nga udhëheqësit ushtarakë evropianë në një takim të udhëhequr nga kreu i shtatmadhorisë, së SHBA-së, gjenerali Dan Caine, raporton Politico.

Shefat e mbrojtjes nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Finlanda e shtynë palën amerikane të zbulonte se çfarë do të ofronte në trupa dhe asete ajrore për të ndihmuar Ukrainën të mbante një marrëveshje paqeje me Rusinë, sipas një zyrtari evropian dhe një personi tjetër të informuar mbi bisedimet.

Mbledhja dhe një tjetër takim i organizuar me nxitim i udhëheqësve të NATO-s të mërkurën i lanë aleatët gjithnjë e më të shqetësuar se presidenti Donald Trump do të mbështetet te Evropa për të siguruar një paqe afatgjatë pasi Rusia të përfundojë pushtimin e saj, sipas gjashtë zyrtarëve amerikanë dhe evropianë.

“Ekziston realiteti që po agon se do të jetë Evropa ajo që do ta bëjë këtë të ndodhë në terren”, ka thënë një diplomat i NATO-s i cili u informua mbi bisedimet.

“SHBA-ja nuk është plotësisht e përkushtuara për asgjë”.

Takimet — të cilat ndodhën disa ditë pasi Trumpi dhe udhëheqësit evropianë u takuan me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë në një shenjë uniteti, nënvizojnë detyrën e madhe që kanë përpara aleatët, teksa ata peshojnë planet për të dërguar një forcë paqeruajtëse në Ukrainë dhe për të blerë më shumë armë të prodhuara në Amerikë për Kievin.

Trumpi të hënën ka thënë se ishte gati të dërgonte trupa amerikane në Ukrainë. Por ai u tërhoq të martën, duke sugjeruar në vend të kësaj se ishte i hapur për të ofruar mbështetje ajrore për trupat evropiane atje.

“Nuk e di se ku na lë kjo”, ka thënë një nga zyrtarët evropianë. “Pothuajse përsëri aty ku ishim në pranverë me koalicionin e të vullnetshmëve”.

Colby ka kryer një shqyrtim të rezervave të municioneve amerikane këtë vit që e shtyu sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth në korrik të ngrinte përkohësisht ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën.

Dhe ai ka kohë që ka shtyrë aleatët evropianë të bëjnë më shumë për të mbrojtur kontinentin kundër Rusisë. Prania e tij në bisedime mund të nënkuptojë një rrugë më të vështirë për Evropën, për të bllokuar mbështetjen amerikane për sigurinë.

JU REKOMANDOJMË

Prattipati: VV dhe Kurti po e shqyrtojnë përjashtimin e disa prej tyre, ia bëra të qartë, partitë serbe duhet të marrin pjesë në zgjedhje
Lajme

Prattipati: VV dhe Kurti po e shqyrtojnë përjashtimin e disa prej tyre, ia bëra të qartë, partitë serbe duhet të marrin pjesë në zgjedhje

21/08/2025 - 16:43
Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin
Kryesore

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

21/08/2025 - 16:39
Arrestohen dy zyrtarë, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin teorik të patentë shoferit një kandidati
Lajme

Arrestohen dy zyrtarë, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin teorik të patentë shoferit një kandidati

21/08/2025 - 16:33
Ministri i Jashtëm rus: Putini i gatshëm të takohet me Zelenskyn, por legjitimiteti i tij është problem
Kryesore

Ministri i Jashtëm rus: Putini i gatshëm të takohet me Zelenskyn, por legjitimiteti i tij është problem

21/08/2025 - 16:27
Haradinaj: Shqipe Selimi luajti një rol të dobët, kopje e burrit të saj | UÇK-ja është më e madhe se Rexhep Selimi
Lajme

Haradinaj: Shqipe Selimi luajti një rol të dobët, kopje e burrit të saj | UÇK-ja është më e madhe se Rexhep Selimi

21/08/2025 - 16:20
Ura e re e Ibrit të quhet Avni Koshtova? Djali i dëshmorit: InshAllah do Zoti të vendoset ky emër dhe po përmbushet amaneti (VIDEO)
Lajme

E turpshme: Shteti ia ndali pensionin e dëshmorit familjes së heroit Avni Koshtova (VIDEO)

21/08/2025 - 15:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Haradinaj ia çel rrugën Kurtit për zhbllokim: Për 20 deputetë i ka votat e AAK-së

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pamjet që tregojnë ‘nervozë’ të Kurtit me Sveçlën, bën mimika dhe i kthen shpinën teksa i flet

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Analisti ia zbulon planin VV-së: Qëllimisht e dështuan seancën që ta fajësojnë opozitën, por skenari u prish nga Shqipe Selimi

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Peci “thumbon” Shqipe Selimin, publikon numrin e votave që morën Haxhiu e Gërvalla

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë