Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka ndarë një rrëfim prekës dhe të pazakontë për marrëdhënien e tij me Cristiano Ronaldon gjatë kohës së tyre te gjiganti spanjoll, Real Madridi.
Pepe: “Ronaldo më ofroi një pjesë të pagës së tij që të qëndroja te Real Madridi.”
Pepe: “Ronaldo offered me part of his salary to stay at Madrid.”
“I remember I received a knock to the head by Iker Casillas, and had to go to the hospital.
When I woke up, I had no idea what happened and saw Cristiano Ronaldo stayed there all night with my wife and kids.” pic.twitter.com/GOCSHUWF2x
— TCR. (@TeamCRonaldo) January 21, 2026
Por ky nuk ishte i vetmi moment që e bëri Ronaldon të veçantë në sytë e tij. Pepe kujtoi edhe një episod të vështirë pas një përplasjeje të fortë në fushë, ku përfundoi në spital, shkruan Indeksonline.
Pepe: “Mbaj mend që mora një goditje në kokë nga Iker Casillas dhe u desh të shkoja në spital. Kur u zgjova, nuk kisha asnjë ide se çfarë kishte ndodhur. Ajo që pashë ishte se Cristiano Ronaldo kishte qëndruar gjithë natën aty, me gruan dhe fëmijët e mi”.
Ky rrëfim tregon jo vetëm respektin dhe miqësinë mes dy legjendave të Real Madridit, por edhe anën njerëzore të Cristiano Ronaldos, e cila shpesh mbetet jashtë dritave të mediave.












