Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për 10 muaj mërgimtarët dërguan 955 milionë euro në Kosovë, këtë vit do të kalojë 1 miliardëshin

28/12/2021 - 19:46
në Kryesore, Lajme
A A
Për 10 muaj mërgimtarët dërguan 955 milionë euro në Kosovë, këtë vit do të kalojë 1 miliardëshin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rrahim Selimi nga komuna e Podujevës, çdo muaj pranon 500 euro nga djali i tij 34 vjeç, që jeton dhe punon në shtetin e Zvicrës. Ai tregon se me paratë e dërguara e ka ndërtuar edhe shtëpinë.

“Varemi nga paratë e tij, na ndihmon shumë, faleminderit prej tij”, thotë Selimi, për Radio Evropën e Lirë.

Ky 78-vjeçar, ish-punonjës i Minierës së Hajvalisë në kuadër të kompleksit metalurgjik “Trepça”, thotë se pensioni në vlerë prej 182 eurosh nuk mjafton për familjen e tij prej pesë anëtarësh.

Madje, gjatë vitit 2021, djali i Selimit ka dërguar edhe më shumë para se zakonisht, për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë dhe ngritjes së çmimeve.

Pikërisht viti 2021 është viti kur Kosova ka shënuar vlerën më të madhe të remitencave.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, nga muaji janar deri në muajin tetor të këtij viti, vlera e remitencave në Kosovë ka arritur në 955 milionë euro apo 160 milionë euro më shumë se vitin 2020.

Përveç remitencave, shpenzimet e jorezidentëve në Kosovë, pjesa më e madhe e të cilave janë nga diaspora, ishin në shumë prej 1.33 miliard euro, e cila paraqet rritje prej 151 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo rritje ka ndodhur pasi gjatë sezonit të verës, sipas guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmetit, numër i madh i qytetarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit pushimet i kanë kaluar në Kosovë.

Në vitin 2019, diaspora i kishte anuluar vizitat në Kosovë për shkak të pandemisë me COVID-19.

“Lehtësimi i masave kundër koronavirusit, si në Kosovë dhe jashtë saj, bëri që viti 2021 të jetë një vit i suksesshëm, duke pasur parasysh ardhjen masive të diasporës gjatë verës. Edhe politikat mbështetëse të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës bënë që viti 2021, sipas vlerësimeve tona, të ketë një rritje ekonomike prej 9.9 për qind”, ka thënë Mehmeti javën e kaluar në konferencën përmbyllëse për këtë fundvit.

Edhe profesori i Ekonomisë, Mejdi Bektashi, thotë se vizitat më të shpeshta të mërgimtarëve ka ndikuar në rritjen e remitencave. Të hyrat nga diaspora, thotë ai, kanë efekte mbi mirëqenien e qytetarëve. Në shumicën e rasteve, sipas tij, këto mjete kanë mbuluar financimin e konsumit të familjeve për nevojat elementare.

“As buxheti dhe as ekonomia e Kosovës nuk do të mund të funksiononin në mënyrë normale, po të mos ishin remitencat aq të larta. Po të mos ishin remitencat, do të kishim krizë më të thellë në nivelin ekonomik dhe social”, thotë Bektashi.

Edhe Rrahim Selimi thotë se gjendja e familjes së tij do të ishte e papërballueshme pa paratë që sjell djali nga Zvicra.

“Gjithçka e blerë, ushqimi, rryma, uji, mbeturina. Nuk di si do ta kalonim muajin pa paratë e djalit”, thotë ai.

Megjithatë, Bektashi e konsideron të nevojshëm ndryshimin e orientimit të remitencave nga konsumi në investime.

“Unë jam ithtar i asaj që Qeveria të krijojë kushte të favorshme, të krijojë lehtësira në formë fiskale apo forma tjera për t’i joshur mërgimtarët për të investuar në prodhim. Kjo në mënyrë që ata të bartin kapitalin, dijen dhe përvojën në vend, njëherësh të ketë hapje të vende të reja të punës”, thekson Bektashi.

Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në fund të vitit 2018, vlerësohet të jetë më shumë se 850 mijë banorë.

Numër i madh i tyre jetojnë në Gjermani, Zvicër, Austri, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

JU REKOMANDOJMË

Kusari Lila thotë se pushteti i Kurtit nuk nxori nga puna njerëz që i punësuan qeveritë e mëhershme
Lajme

Mimoza Kusari e thotë edhe këtë: Bashkëpunimi i Kosovës me SHBA-në është më i ngushtë së kurrë

17/06/2025 - 13:51
KDI: Disa minuta punë, asnjë rezultat, e megjithatë deputetëve rrogat ju dalin nesër
Kryesore

Ngërçi në Kuvend | Krejt çka deklaruan deputetët e partive politike

17/06/2025 - 13:43
KQZ-ja me instruksione se si të votohet
Lajme

Zgjedhjet lokale – Deri tash asnjë deklarim për koalicion, një parti njoftoi për mospjesëmarrje

17/06/2025 - 13:08
Ministri izraelit paralajmëron udhëheqësin suprem iranian: Mund të përfundosh si Sadam Husseini
Lajme

Ministri izraelit paralajmëron udhëheqësin suprem iranian: Mund të përfundosh si Sadam Husseini

17/06/2025 - 13:03
Asnjë aplikues, anulohet konkursi për drejtor ekzekutiv në Spitalin e Mitrovicës
Kryesore

U përballën me mungesë të energjisë elektrike, Spitali i Mitrovicës lëshon njoftim: Nuk ka pasur asnjë kërcënim për sigurinë e pacientëve

17/06/2025 - 12:57
Irani pretendon se ka goditur me raketa selinë e Mossad dhe qendrën logjistike Aman
Lajme

Irani pretendon se ka goditur me raketa selinë e Mossad dhe qendrën logjistike Aman

17/06/2025 - 12:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje midis Mitrovicës, inspeksioni hesht (Foto/Dokument)

    “Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje midis Mitrovicës, inspeksioni hesht (Foto/Dokument)

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Rrahje, rezistencë ndaj policisë dhe arsenal armësh në Vushtrri – tre të arrestuar, dy policë të lënduar

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian gjatë transmetimit ‘live’

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Trump u jep paralajmërim iranianëve: “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë