Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka filluar numërimi i votave për deputet edhe në disa komuna të tjera, këtu duke përfshirë edhe Pejën.
Pas pesë ditë, nga dita e zgjedhjeve, Peja dhe disa qytetet të tjera filluan numërimin.
“Gjatë ditës së premte (14 shkurt) procesi i numërimit të votave të kandidatëve ka filluar edhe në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Dragash, Istog, Rahovec, Pejë, Podujevë, Klinë, Malishevë dhe Graçanicë.” – thuhej dje në njoftimin e KQZ-së.
Pas 24 orësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar njoftimin, ku ndër të tjera ka treguar se në Pejë që nga dje janë numëruar vetëm 4 kuti të votimit, shkruan Nacionale.
Gjithsej në Pejë janë 132 vendvotime apo kuti, pasi që katër janë numëruar kanë mbetur edhe 128.
Për kundër Pejës, edhe në Dragash, Istog, Rahovec, Podujevë, Klinë, Malishevë dhe Graçanicë filloi procesi të njejtën kohë, por sipas njoftimit të KQZ-së, në këto Qendra Komunale të Numërimit, procesi ka vazhduar më mirë.