Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

04/09/2025 - 09:15
në Kryesore, Lajme
A A
Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar vlerësojnë që Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar ende, ndonëse Kryeparlamentari Dimal Basha e ka përmbyllur seancën konstituive. Jorn Rohde dhe Jonathan Hargreaves, në takimet që kanë zhvilluar me Presidenten Vjosa Osmani, kanë kërkuar që hapat e mbetur për konstituim të bëhen në përputhje me Kushtetutën.

Zhvillimet së shtunës, ku Kryeparlamentari Dimal Basha e përmbylli seancën konstituive pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb, i kanë çuar ambasadorët në zyrën e Presidentes Vjosa Osmani.

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, janë takuar ndaras me Osmanin.

Disa orë pas takimit, Hargreaves doli me deklaratë, ku e tha qartë se për të Kuvendi nuk është konstituuar.

Ai tha se gjatë takimit me Osmanin diskutuan nevojën urgjente për hapat e ardhshëm për konstituim, duke theksuar se kjo duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën, shkruan Reporteri

“Ishte një kënaqësi të takohesha me Presidenten Osmani sot. Diskutuam për partneritetin e ngushtë dhe theksuam nevojën urgjente për hapat e ardhshëm në formimin e Kuvendit, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, shkroi Hargreaves.

Ndërkohë, Rohde doli me deklaratë gjatë ditës së djeshme, ku shprehu shqetësim për “bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale”.

Ai ka shprehur shqetësim edhe për diskursin publik së fundi që thotë se ngrit dyshime mbi vendimet gjyqësore.

“Faleminderit, Znj. Presidente, për diskutimin e frytshëm! Gjatë takimit shpreha shqetësimin tim për bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale, si dhe për diskursin publik të kohëve të fundit që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, pasi zhvillime të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut në pavarësinë dhe integritetin e sistemit gjyqësor”, ka shkruar Rohde.

Osmani u ka thënë ambasadorëve se do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

“Presidentja ka riafirmuar se sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, ka theksuar Presidenca në njoftimin për këtë takim.

Pavarësisht dështimit për zgjedhjen e nënkryetarit serb, Kryeparlamentari Dimal Basha e ka përmbyllur seancën konstituive të shtunën, duke e konsideruar Kuvendin si të konstituuar.

Osmani e ka pritur të hënën në takim Bashën, ku ai ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit. Osmani e ka informuar Bashën se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Presidentja ka potencuar se, sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, ka njoftuar Presidenca.

JU REKOMANDOJMË

Partia e Vuçiqit e vajton investimin e dhëndrrit të Trumpit, akuzojnë protestuesit se “po i çojnë amerikanët në Shqipëri”
Lajme

Partia e Vuçiqit e vajton investimin e dhëndrrit të Trumpit, akuzojnë protestuesit se “po i çojnë amerikanët në Shqipëri”

23/12/2025 - 19:47
Ekonomia amerikane rritet me ritmin më të shpejtë në dy vjet
Ekonomi

Ekonomia amerikane rritet me ritmin më të shpejtë në dy vjet

23/12/2025 - 19:44
Abdixhiku nga tubimi në Vushtri: Programi jonë e sheh Kosovën si shtet, jo si propagandë
Kryesore

Abdixhiku nga tubimi në Vushtri: Programi jonë e sheh Kosovën si shtet, jo si propagandë

23/12/2025 - 19:32
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë një korporatë nga një shtet aleat
Lajme

Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë një korporatë nga një shtet aleat

23/12/2025 - 19:26
Abdixhiku: Rrugën Prishtinë–Mitrovicë do ta bëjmë realitet
Lajme

Abdixhiku: Rrugën Prishtinë–Mitrovicë do ta bëjmë realitet

23/12/2025 - 19:22
Dodë Gjergji për Krishtlindje: Të kontribuojmë drejt një stabiliteti të qëndrueshëm politik
Lajme

Dodë Gjergji për Krishtlindje: Të kontribuojmë drejt një stabiliteti të qëndrueshëm politik

23/12/2025 - 19:16

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Specialja mori këtë vendim për Kadri Veselin

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Mërgimtari nga Gjermania gjen shtëpinë e thyer në Kosovë, iu vodhën edhe lugët e kuzhinës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Bastisje në Suedi e Kosovë, një i arrestuar për drogë e pastrim parash, u sekuestruan prona, para…

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë