Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për çka dyshohet se mori ryshfet prokurori Shala, publikohet biseda

27/10/2025 - 12:06
në Lajme
A A
Arrestohet prokurori Beqë Shala
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, është arrestuar në vendin e tij të punës, mëngjesin e së hënës në një aksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Arrestimi i tij është bërë bazuar në një video-incizim të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”. Në të njëjtën kohë, ky video-incizim është pranuar edhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, dhe më pas janë zhvilluar hetimet nga PSRK-ja.

Kjo provë ngrit dyshimet për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti” nga prokurori Shala.

Bazuar në video-incizimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, prokurori Shala është takuar me një avokate, që dyshohet të jetë Drenushë Berisha.

Takimi i tyre është zhvilluar më 25 gusht 2022 në veturën e Shalës. Avokatja Berisha në këtë takim dyshohet se i jep ryshfet Shalës 350 euro, për të mos paraqitur kërkesë për caktim të masës së paraburgimit, pas ndalimit të klientit të saj për 48 orë.

Avokatja Berisha: Mirë bre mirë a u lodhe ti, qysh po kalon?

Prokurori Shala: Qe ia lëshova vendimin atij, të lirohet meniherë.

Avokatja Berisha: Po se më thirrën familjarët më tha u kry, se e kishin marrë atë djalin në sabah, se unë kur të thirra qatëherë, se kur të shkrujta faktikisht veç sa shkova në punë. Tani e kishin marrë, ken masdite. Prokuror unë nuk e dita që qeshtu, po të kallxoj realisht unë ja mora atyne dje qysh u mora vesh veç 700 jau kom marrë. Qe ku i kam paret, m’i kanë pru sot. Se a e din qysh ke puna, nuk është që më ka ndodh najherë, qeshtu hera e parë dhe nuk…

Prokurori Shala: Këqyre une..

Avokatja Berisha: Jo unë qe ku i kam 700.

Prokurori Shala: Njerzit bajnë.

Avokatja Berisha: Ooo e di prokuror unë noshta edhe jom e re, dhe nuk është që më ka ra në qesi situate, tash jena.

Prokurori Shala: Kqyre ishalla ngo, qirak le t’bahet, as unë s’kam asi. A e din kur, mas nja pesë 5 vjete që i pata Beqë, jo mas një vjeti më kanë thanë Beqë- a e din Beqë Shala që njerëzit janë tu marrë parë në emër tanin. Kanë marrë (nuk kuptohet) heeej. S’po thom hallall, po kanë marrë a po kupton. Kanë marrë gjinja, ma kanë ngjit n’dorë, kanë thanë a po e sheh unë fola i dimë na ato, hin zyre e çel derën, thotë qe a po e sheh, a më pave e çela i fola. Le s’po e komplikojmë”.

Këto deklarime citohen në bisedën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”. Tutje, avokatja Berisha numëron paratë, dhe nga shuma prej 700 euro, gjysmën e tyre ia jep prokurorit Shala.

Prokurori Shala: Merre ti pjesën tane (nuk kuptohet).

Avokatja Berisha: Qe prokuror.

Prokurori Shala: Ja jaa

Avokatja Berisha: Jo unë, ti e din.

Prokurori Shala: Merri, merri.

Avokatja Berisha: Jo prokuror, qe 700.

Prokurori Shala: Merri moj.

Avokatja Berisha: Hiç s’është problem.

Prokurori Shala: Merri, merri. Pasha Zotin (nuk kuptohet).

(I numëron paratë)

Avokatja Berisha: 200.

Prokurori Shala: Sa i ki?

Avokatja Berisha: 200.

Prokurori Shala: 250. Sa the?

Avokatja Berisha: 700 unë ja kom marrë deri në fund të procedurës.

Prokurori Shala: Ahaa, këtu ken 200, 350. Hajr i koftë, ishalla ia shohim hajrin.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar edhe avokaten Berisha, por ajo ka mohuar të jetë në video-incizim.

“Besoj që e keni thirr personin e gabum, nuk kam kurrfarë njohurie”, ka thënë avokatja Berisha.

Mirëpo, në video-incizimin e siguruar shihet bashkëshorti i të njëjtës, F.U. Andaj, e pyetur rreth pranisë së tij, ajo është shprehur “kaloni mirë zonjë” dhe e ndal telefonin.

Ndërsa deri në publikimin e lajmit, “Betimi për Drejtësi” nuk ka arritur të kontaktojë me F.U. /BetimipërDrejtësi/

JU REKOMANDOJMË

Aliu njofton se do të ndalohen plotësisht disa lloje të qeseve të plastikës, disa do të bëhen me pagesë
Kryesore

Ministrja e Ramës e konfirmon emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit, e quan zgjedhje të goditur

27/10/2025 - 14:07
Hoxha përmbys logjikën e Gashit për Fatmir Limajn: Simbol i korrupsionit e ne e takuam 5-6 herë, i ofruam shpërlarje…
Lajme

Hoxha përmbys logjikën e Gashit për Fatmir Limajn: Simbol i korrupsionit e ne e takuam 5-6 herë, i ofruam shpërlarje…

27/10/2025 - 13:30
Krasniqi: MSA, një nga arritjet më të mëdha të Republikës së Kosovës, nën qeverisjen e LDK-së
Lajme

Krasniqi: MSA, një nga arritjet më të mëdha të Republikës së Kosovës, nën qeverisjen e LDK-së

27/10/2025 - 13:15
Hoxha: Opozita s’ka vullnet për qeveri, zgjedhjet mund të mbahen në dhjetor
Lajme

Hoxha: Opozita s’ka vullnet për qeveri, zgjedhjet mund të mbahen në dhjetor

27/10/2025 - 12:53
Pak më ndryshe se VV-ja, Liburn Aliu ia bën “like” një postimi për protestën kundër Gjykatës Speciale
Lajme

Mediat në Shqipëri: Liburn Aliu emërohet drejtor i Portit të Durrësit

27/10/2025 - 12:23
Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona
Lajme

Rrëzohet kërkesa e Thaçit për ndryshimin e protokollit të kontaktit për disa dëshmitarë në të dy rastet e tij

27/10/2025 - 11:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • U propozua për ministër, reagon Andin Hoti

    U propozua për ministër, reagon Andin Hoti

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Cakolli: I njëjti kandidat mund të mandatohet sërish, nëse të tjerët refuzojnë, më 30 nëntor, 7 apo 14 dhjetor mund të jenë zgjedhjet e reja

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Për çka dyshohet se mori ryshfet prokurori Shala, publikohet biseda

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Publikohen 8 pikat e marrëveshjes mes LDK-së e PDK-së në Fushë Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Skandaloze: “Trepça” largon nga puna invaliden e luftës së UÇK-së, familjare e dëshmorit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë