Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për çka po hetohet nga Prokuroria Speciale sekretari i ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi?

13/02/2025 - 14:31
në Kryesore, Lajme
A A
Për çka po hetohet nga Prokuroria Speciale sekretari i ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokurorisë Speciale i është shtuar puna gjatë qeverisjes Kurti, pas dyshimeve me dallavere që janë bërë gjatë këtyre katër viteve me tendera milionësh. Kësaj here Prokuroria Speciale ka nisur hetimet në ministrinë e Shëndetësisë e udhëhequr nga Arben Vitia, e ku dyshohet se janë kurdisur disa tenderë mijëra eurosh- I përfshirë këtu është edhe sekretari i saj, Naim Bardiqi.

Si u përfshi sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë në konflikt interesi?

Në vitin 2024, sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi ishte shndërruar në “person kontraktues” për kompaninë e huaj Klmego Consulting L.L.C.

Një hulumtim nga Buletini Ekonomik, zbardhi disa tenderë të dyshimtë të Ministrisë së Shëndetësisë i kishte fituar kompania ‘KImego Consulting’, pronari i së cilës është në konflikt interesi me sekretarin e Ministrisë së Shëndetetësë, Naim Bardiqi.

Sekretari Naim Bardiqi, figuron si “person kontaktues” për biznesin Kimego Cunsulting, dega në Kosovë, ndërsa zyrtari tjetër i kësaj ministrie, Nexhip Sheholli, sipas hulumtimit, kreu “shërbime të kontabilitetit” për këtë kompani.

Ndihma për asistencën teknike të ofruar nga kjo kompani me rastin e hartimit të Strategjisë së Sektorit të Shëndetësisë (2017-2021), buxhetit të shtetit të Kosovës i ka kushtuar 18 mijë e 216 euro, derisa për projektin e dytë, kjo kompani është paguar me gjithsej 52 mijë e 250 euro.

Në rastin dytë, bëhet fjalë për një tender tjetër, atë për furnizim me Rezonancë Magnetike për nevoja të Spitalit të Prizrenit.

Sipas gjetjeve që dalin nga hulumtimi, për tenderin në fjalë ekziston dyshimi se i njëjti është kurdisur për t’ju dhënë kompanisë fituese.

Dy anëtarë të Komisionit Vlerësues për këtë tender, u ndodhën në konflikt interesi me drejtuesit e kompanisë fituese. Po ashtu, nga dëshmitë e siguruara nga Boletini Ekonomik, dyshohet se janë kurdisur edhe specifikat e tenderit për kompaninë fituese.

Vlera e kontratës është gjithsej 290 mijë e 439 euro.

Pajisja (rezonancë magnetike) nga kompania fituese është blerë në Kinë me çmim të lirë e kualitet të dobët, dhe është shitur në Kosovë për Ministrinë e Shëndetësisë dyfish më shtrenjtë se çmimi i tregut.

Një rezonancë magnetike – MRI 1.5 t, me performancat e njëjta si pajisja që u përurua në Spitalin e Prizrenit, në Kinë mund të blihet me çmim nga 350 mijë deri në 400 mijë euro. Por, Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, një pajisje e tillë nga një prodhues kinez, i kushtoi hiq më pak se 785 mijë euro, apo dyfish më shtrenjtë se çmimi i tregut.

Kush është Naim Bardiqi?

Naim Bardiqi ushtronte detyren e sekretari të Ministrisë së Shëndetësisë edhe në vitin 2020 kur minister ishte Armend Zemaj. Atë kohë Bardiqi ishte shkarkuar nga kjo pozita, por u rikthye menjëherë pasi Arben Vitia mori pozitën e Ministrit të Shëndetësisë.

“Propozim vendimi për vazhdimin e mandatit të zotit Naim Bardiqi si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë bazohet në performancën e shkëlqyer të tij në të gjitha aspektet e menaxhimit dhe mbikëqyrjes administrative. Doktor Naim Bardiqi ka treguar performancë edhe në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e mekanizmave përgjegjës për vaksinim dhe pandeminë në përgjithësi përfshirë koordinimin institucional dhe ndërinstitucional. Ajo që vërehet tani në Ministrinë e Shëndetësisë, në secilën hallke të organizimit të administratës është prezenca e përgjegjësisë dhe llogaridhënies së brendshme”, kishte thënë Vitia.

Kujtojmë se ky sektor është kritikuar shumë pasi që shëndetësia në vend gjatë këtyre katër viteve të qeverisjes Kurti nuk ka pasur progres të madh. Fillimisht ishte ktheyr nga Amerika kirurgu i njohur Rifat Latifi për ta udhëhequr ministrinë e Shëndetësisë, por për shkak të “grupeve” në këtë ministri ai ishte detyruar të jap dorëheqje. Pas kësaj situate atë kohë kryeministri, Albin Kurti vet kishte marrë timonin për të udhëhequr ministrinë e Shëndetësisë duke krijuar Komisionin Ekzekutiv për Shëndëtësi. Ky komosion në krye me Kurtin nuk ka bërë as edhe një punë të vetme.

JU REKOMANDOJMË

Qumësht me kimikate| Arben Ndreka i Lufrës përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE’së për bujqësinë
Lajme

Qumësht me kimikate| Arben Ndreka i Lufrës përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE’së për bujqësinë

15/01/2026 - 16:16
William Walker flet për Albin Kurtin, Adem Demaçin dhe fillimet e Vetëvendosjes
Kryesore

William Walker flet për Albin Kurtin, Adem Demaçin dhe fillimet e Vetëvendosjes

15/01/2026 - 16:09
MAPL shpall të kundërligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për listën e pronave për dhënie në shfrytëzim
Lajme

MAPL shpall të kundërligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për listën e pronave për dhënie në shfrytëzim

15/01/2026 - 15:46
Nushi: Koncentrohu kryeministër, për 4 vjet the se e ke largu ndikimin serb, sot thu se Serbia ka ndiku në zgjedhje
Lajme

Nushi: Albin Kurti nuk toleron të bëhet President dikush që i bën ‘karshillëk’!

15/01/2026 - 15:42
Ministria e Sportit thotë se Bekë Berisha s’mund të jetë kryetar i KB Prishtinës
Lajme

Ministria e Sportit thotë se Bekë Berisha s’mund të jetë kryetar i KB Prishtinës

15/01/2026 - 15:24
FBI sjell agjent special dhe analist të inteligjencës në Kosovë, ja çfarë do të bëjnë
Kryesore

FBI sjell agjent special dhe analist të inteligjencës në Kosovë, ja çfarë do të bëjnë

15/01/2026 - 15:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    304 Shpërndaje
    Shpërndaje 122 Tweet 76
  • Rinumërohen gati 99% e 108 vendvotimeve, këto janë rezultatet

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Mundësia për të sulmuar Iranin, Profesori amerikan e porosit Trumpin ta ketë parasysh mësimin nga rasti i Kosovës

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Supremja merr vendim për ankesën e PDK-së që kërkonte anulimin e fletëvotimeve me postë të pranuara pas 29 dhjetorit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Gjykimi ndaj një imami kosovar në Zvicër: Shkaktoi dëme miliona franga, për çka po akuzohet?

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë