Pasi kreu thirrjen për (pu)shtet total në fjalimin e tij të ngarkuar me dashakëqinj ndaj shtetit e sabotues, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nisi shpalosjen e listës së kandidatëve të partisë për zgjedhjet parlamentare.
Prej Glauk Konjufcës e te Artane Rizvanolli – Kurti te dikush investioi fjalë të mëdha, te dikush decibela të lartë, te dikush kohë, e te dikush që të gjitha nga këto.
Më së shumti në top 15she të Vetëvendosjes, Kurti e pati Donika Gërvallën.
Një minutë e tridhjetë e pesë sekonda ia kushtoi Gërvallës, më së shumti ndër të gjithë– tre herë më shumë se Albulena Haxhiut, kësaj të fundit vetëm 30 sekonda – dhe thurri lavde prej më ekstravaganteve.
Në intertektst lavdet ndaj Gërvallës u lexuan të jenë therra për ish-shefen e kësaj të fundit dhe shefen e politikës së jashtme: Vjosa Osmani.
Qe çfarë përmbajtje ekstravagante Kurti investoi te ajo…
“E palëkundur në mbrojtjen e sovranitetit dhe forcimin e shtetit të Kosovës, aleate e rëndësishme në këtë rrugëtim politik…Si zv/kryeministre e ministre e jashtme, ajo ka ngritur zërin e Kosovës në tavolinat më të rëndësishme ndërkombëtare, duke mbrojtur interesin e shtetit, dhe ndërtoi miqësi të vyeshme të reja strategjike”.
“Është zëri i Kosovës në botë dhe një prej themeluesve të suksesit tonë në qeverisje. Ajo mbetet garancia për një Kosovë më të fuqishme e me dinjitet kombëtare e ndërkombëtar…”, vazhdoi Kurti.
I dyti të cilit i kushtoi afërsisht kohë e përmbajtje eulogjike sa Gërvallës, ishte Xhelal Sveçla – këtë e barazvleroi me “rend dhe ligj”.
Një minutë e dhjetë sekonda për Xhelal Sveçlën, përkatësisht njëzet e pesë sekonda më pak se Donika Gërvallës.
“Ata që e kanë thi Xhelalin ose janë në burg, ose në opozitë, ose kanë ik në Serbi”, e dha si finale muzikore fjalimin e tij për Sveçlën.
“Nga jugu në veri ai është emri i lidhur me përpjekjejt e dëshmuara të Kosovës për të siguruarar çdo pjesë të vendit e çdo qytetar, si Ministër i Punëve të Brendshme ka udhëhequr me vendosmëri për sjhtet ligjor e të drejtë për të gjitha komunitetet”, tha Kurti.
Glauk Konjufcës vetëm katërdhjetë e pesë sekonda, e Albulena Haxhiut vetëm tridhjetë sekonda – si dhe përmbajtësisht më shumë deskriptive se çfarë poste kanë mbajtur, por jo edhe me ngarkesa ekstravagante lavdesh.
“(…) drejtues i gazetës sonë të dashur ‘Vetëvendosje’. Edhe më herët se kaq, aktivist e patriot, Glauk Konjufca”, tha Kurti.
Për Albulena Haxhiun, po ashtu foli në terma përshkrues të funksioneve të saj, por pa dhënë konstatime gjigante suksesi – siç, bie fjala, bëri për Donika Gërvallën.
“Me përvojë të gjatë si aktivste e deputete e ajo ka mbrojtur parimet e barazisë llogaridhënies e transpar3encës…Për reformën në drejtësi, ministrja jonë, kryetarja e grave në VV, numri 5”, tha Albin Kurti.
Në superlativ në kontradistinksion foli për Hekuran Muratin.
“Përkushtimi i tij, në jetësimin e programit tonë, masat e mençura sociale dhe ekonomik ee financiare, kanë sjellëë ndryshime të mëdha në jetën e qytetarëve…ai ka drejtuar Ministrinë e Financave…është me numrin 6”, tha Kurti.
Gjatë tubimin më së shumti Kurti u vërejt të komunikojë me Donika Gërvallën vesh-më-vesh.