Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për hatër të Qeverisë deshta t’i zhduk 20 vitet e kaluara, por…

01/07/2023 - 12:33
në Pa kategori
A A
Për hatër të Qeverisë deshta t’i zhduk 20 vitet e kaluara, por…
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Rrahman Jasharaj

Duke parë se Qeveria Kurti vazhdon të merret me Qeveritë në 20 vitet e shkuara dhe nuk po i del pastaj kohë për të bërë as edhe një punë në shërbim të qytetarëve, vendosa t’i zhduk nga historia të gjitha ato vite dhe emrat e Kryeministrave dhe të Ministrave, por…
Hapa ditarin tim dhe shkova të kujtimet që kam shënuar nga Qeveria Thaçi. Lexova faktet se pagat në arsim kishin shënuar rritje prej 116 %. Po ta zhdukja këtë pjesë atëherë pagat në sektorin e arsimit, por edhe të tërë sektori publik do t’i ngjanin ndihmës sociale. Nuk i zhduka dot këto fletë nga ditari im.Vazhdova tutje dhe thash hajt po zhduk fletat nga koha kur Kryeministër ishte Isa Mustafa, por jo se ai bashkë me Kujtim Shalën , Avdullah Hotin e Arban Abrashin kishin pranuar vitet e 90-ta për punëtorët e arsimit si vite kontributdhënënëse, kishin implementuar shtesën prej 5 % për çdo vit shërbimi që mundësonte një shtesë goxha të mirë në pagë dhe kishin bërë edhe angazhime të tjera në realizim të kërkesave të SBASHK-ut. Nuk u bë hiç të zhduk as këto faqe nga ditari im.

Shkova tutje duke shfletuar dhe tash po i bëj copë copë fletët e ditarit nga Koha e Qeverisë Haradinaj, por nuk e bëra se po të zhdukej e mos të ishte kjo kohë atëherë punëtorët e arsimit nuk do ta kishin dot Ligjin për punëtorët e arsimit shqip të Republikës së Kosovës, Ligj ky që njeh atë kohë të sakrificave sublime të punëtorëve të arsimit në mbrojtje të dijes e dritës kundër errësirës që donte të mbillte pushtuesi. Ky ligj u siguron një mbështetje shtesë materiale gjithë atyre pishtarëve të dijes dhe ata janë mirënjohës e krenar për këtë. Nuk shlyhet e as nuk harrohet dot as kjo kohë e Qeverisë Haradinaj.Mendova se e ka më lehtë ta zhduk nga ditari atë kohën e Qeverisë Hoti se zgjatim fatkeqësisht me pak, por nuk e bëra dot. Ishte kjo kohë plot sfida e vështirësi që krijoi pandemia. Kryeministri Hoti me qetësi e urtësi po angazhohej në atë kohë. Na priste në takime dhe qetazi bashkëbisedonim dhe na plotësoi kërkesën për shtesën prej 100 euro në pagë. Ai bashkë me ministrin Likaj e zëvendësministrin Rexhaj u angazhuan sinqerisht dhe u nënshkrua edhe Kontrata Kolektive e Arsimit. Këto fletët e ditarit tim ruajnë vetëm disa fragmente të punës dhe angazhimeve të këtyre kryeministrave e qeverive që ata drejtonin për 20 vite dhe edhe po të kisha unë forcë magjike që të shlyeja këto do të ishte e kotë sepse vite ato kanë mbetur në kujtesën e mësuesit e të gjithë të punësuarve në sektorin publik.
Kryeministër Kurti në këtë rrugëtim kujtimesh në ditarin tim u ndala edhe të faqet që nisen më 14 shkurt e këndej. Nuk gjeta as edhe një kërkesë të realizuar për punëtorët e arsimit, por gjeta e lexova gjithë ato deklarata ironike e fyese .Lexova gjithë ato shpifje e sharje ndaj meje e mësuesve të Kosovës nga njerëz të paudhë që kanë zgjedhur këtë stil të ulët të rrugëtimit vetëm e vetëm për të pasur dhuratë një buzëqeshje nga ju.Këtë ditarin tim do të botoj pasi të pensionohem dhe prandaj Kryeministër dhe ju Qeveri mos e humbni kohën kot me 20 vitet e kaluara po punoni e angazhohuni sepse deri tani shumë keq qëndroni në faqet e ditarit tim.
(Autori është Kryetar i SBASHK-ut)

JU REKOMANDOJMË

Kurti për ndeshjet e Kosovës dhe Shqipërisë: Ëndërrat janë për guximtarët

Lirim Mehmetaj publikon letrën ku Qeveria e Kosovës i zotohet KFOR-it që nuk e çon ushtrinë në Veri
26/03/2026 - 20:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për dy ndeshjet e rëndësishme të përfaqësueseve shqiptare, duke i cilësuar ato si momente të mëdha për sportin dhe kombin. Ai...

Më shumëDetails

Lekaj: Nga “patriot” në dështim politik, Kurti tradhtoi premtimet dhe vizionin

Lekaj: Nga “patriot” në dështim politik, Kurti tradhtoi premtimet dhe vizionin
23/03/2026 - 18:46

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një intervistë në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.Ai ka...

Më shumëDetails

Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj kritikon BE-në: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave strategjike

Hoxhaj: Pas agresionit në Banjskë, duhet një marrëveshje e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO
23/03/2026 - 12:13

Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në Beograd, deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar përmes një postimi në Twitter. Hoxhaj ka...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, pritet shi dhe vranësira

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, pritet shi dhe vranësira
22/03/2026 - 22:29

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Të martën parashihen riga lokale shiu, ndërsa të premten reshje me intensitet mesatar deri të lartë, të cilat...

Më shumëDetails

“Situata do të agravohet, tensioni mes Kurti e Osmanit – i pashmangshëm”/ Analisti zbulon arsyet e prishjes së raporteve mes tyre

“Situata do të agravohet, tensioni mes Kurti e Osmanit – i pashmangshëm”/ Analisti zbulon arsyet e prishjes së raporteve mes tyre
22/03/2026 - 21:39

Analisti politik, Afrim Kasolli, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për mos kandidimin e Vjosa Osmani për presidente nga VV dhe prishjen e raporteve të saj...

Më shumëDetails

Motrave Mustafa u vdes babai

Motrave Mustafa u vdes babai
22/03/2026 - 09:44

Motrat Mustafa kanë njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur babai i tyre.Lajmin e kanë bërë të ditur vet ato përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu ndërmerr menjëherë këtë veprim

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë