Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Për UÇK’në s’kanë para”, Fondacioni për mbrojtjen e Thaçit thotë se po i refuzohen kërkesat, MD s’komenton, i përgjigjet me shifrat e “vjetra’

24/07/2025 - 18:05
në Lajme
A A
“Për UÇK’në s’kanë para”, Fondacioni për mbrojtjen e Thaçit thotë se po i refuzohen kërkesat, MD s’komenton, i përgjigjet me shifrat e “vjetra’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” thotë se i janë refuzuar kërkesat për financim të mbrojtjes së ish presidentit Thaçi, ndërsa Ministria e Drejtësisë thotë se që nga fillimi i procesit gjyqësor i kanë ndarë mbi 5 milionë euro për ekipin mbrojtës të Thaçit dhe rreth 33 milionë në total. Por, rreth refuzimit të kërkesave që përmend Fondacioni për mbrojtjen e Hashim Thaçit, MD s’ka komentuar.

Artan Behrami, ish këshilltar i ish presidentit Thaçi, ka thënë se fondacioni ka bërë disa herë kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë për financimin e mbrojtjes së Thaçit. Sipas tij, këto kërkesa janë refuzuar nga ministrja Haxhiu.

“Tash e disa herë, Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, ka bërë kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë për financimin e mbrojtjes së Presidentit Thaçi, e cila përballet me Prokurorinë e Gjykatës Speciale me buxhet miliardësh! Albulena Haxhiu i ka refuzuar të gjitha kërkesat.”

Ai i ka reguar edhe ministrit në detyrë Hekuran Murati që tha se s’është në dijeni. Ai tha që ata mund t’i zhveshin kostumet me stemë të Republikës së Kosovës dhe t’i veshin ato me stema të Gjykatës Speciale.

“Derisa, ky ekonomisti, i konvertuar përkohësisht në jurist, Hekuran Murati, nuk kish haber për këto kërkesa. Pse me pasë? UÇK-ja, në botëkuptimin e Hekuranit dhe VV-së, edhe ashtu është një organizatë mercenarësh! Këta okupues të institucioneve, kur është fjala për familjarët e Fitore Pacollit, janë shumë zemërgjerë. Dhe shumë aktivë për të amnistuar Martinat, Nagipat dhe oligarkë të tjerë. Për UÇK-në nuk kanë para! Madje as fjalë të mira.  Edhe atë në fazën më të rëndësishme të procesit, kur dëshmitarët e mbrojtjes do të jenë përcaktues për fitoren e krerëve të UÇK-së. Por, nashtë! Mirë që gjërat dalëngadalë po bëhen të qarta. Lirisht zhvishni kostumet me stemë të Republikës së Kosovës dhe vishni ato të Gjykatës Speciale. Me dhe pa mbështetje, ju dhe Gjykata Speciale betejën për ndërrim të historisë keni me humbë!”, ka shkruar Behrami, deputet i zgjedhur.

Mirëpo Ministria e Drejtësisë thotë se i ka ndarë mbi 5 milionë euro për ekipin mbrojtës të ish presidentit Thaçi.  Shuma që kjo ministri ka ndarë për të gjithë të akuzuarit atje është 32.9 milionë euro.

“Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik se nga fillimi i procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara në Hagë e deri më datë 24.07.2025, janë realizuar pagesa të rregullta në përputhje me marrëveshjet dhe obligimet e përcaktuara paraprakisht, në funksion të përkrahjes së mbrojtjes juridike. Nga fillimi i procesit në total janë paguar 32,944,287.77€  (tridhjetë e dy milion e nëntëqind e dyzet e katër mijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë euro e shtatëdhjetë e shtatë cent). Nga kjo shumë, për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi janë shpenzuar total: 5,353,301.02 € (pesë milion e treqind e pesëdhjetë e tre mijë e treqind e një euro e 2 cent).”

MD ka shtuar se pagesat do të bëhen në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore dhe marrëveshjet në fuqi.

“Pagesat janë realizuar në mënyrë të rregullt dhe transparente dhe do të vazhdojnë të bëhen në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore dhe marrëveshjet në fuqi. Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për të garantuar një proces të drejtë dhe të balancuar përmes përkrahjes së vazhdueshme juridike, në përputhje me parimet e drejtësisë dhe të të drejtave të njeriut.”

Që nga nëntori i vitit 2020, katër të akuzuarit – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, jakup Krasniqi e Rexhep Selimi- ndodhen në paraburgim në Hagë. Procesi gjyqësor ka nisur më prill të vitit 2023 dhe për më shumë se dy vjet, ZPS ka thirrë 125 dëshmitarë dhe ka paraqitur rreth 3 mijë prova materiale.

ZPS-ja deklaroi më 16 prill se ka përmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Tash radhën do ta kenë ekipet mbrojtëse.

Mbrojtja e Hashim Thaçit si pjesë e paraqitjes së provave të tyre, synon t’i thërras 12 dëshmitarë.

“Në këtë fazë, ne synojmë t’i thërrasim 12 dëshmitarë, prej të cilëve 11 do të presim që të japin dëshmi në sallën e gjyqit. Megjithatë, tani jemi në gjendje të konfirmojmë vetëm tre dëshmitarë. Një prej dëshmitarëve pritet të japë dëshmi viva-voce…Tani që po flasim kemi një dëshmitar. Një tjetër dëshmitar është nxjerrë që është dëshmitar sipas Rregullës 154. Tani dëshmitari tjetër që është nxjerrë është sipas Rregullës 153. Do të thoja që për pjesën më të madhe të tyre, në mos të themi për të gjithë dëshmitarët që ngelin, presim që të bëjmë kërkesa sipas Rregullës 154, por edhe kjo varet nga marrja e autorizimeve nga marrësi i informacionit apo dëshmitarëve”, tha avokati kroat, Luka Mishetiq. /GazetaExpress/

 

 

JU REKOMANDOJMË

Krejt çka tha Hashim Thaçi për Gjykatën Speciale dhe procesin në Hagë: Nga themelimi deri te mekanizmi i kujdestarisë
Lajme

Krejt çka tha Hashim Thaçi për Gjykatën Speciale dhe procesin në Hagë: Nga themelimi deri te mekanizmi i kujdestarisë

25/07/2025 - 22:39
I tha “hajne” Fitore Pacollit, raportohet se është arrestuar veterani i UÇK-së
Lajme

Pacolli: Videoja është manipuluar, agresori sulmoi asistentin tim dhe mund të ketë pasur armë

25/07/2025 - 22:27
Trump thotë se takimi mes Putinit dhe Zelenskyt “do të ndodhë”
Lajme

Trump thotë se takimi mes Putinit dhe Zelenskyt “do të ndodhë”

25/07/2025 - 22:22
Ky është zyrtari policor i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Vërmicë
Lajme

Ky është zyrtari policor i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Vërmicë

25/07/2025 - 22:04
Presidentja Vjosa Osmani merr pjesë në dasmën e vajzës së Ibrahim Rugovës
Lajme

Presidentja Vjosa Osmani merr pjesë në dasmën e vajzës së Ibrahim Rugovës

25/07/2025 - 21:58
Zyrtari i Vetëvendosjes: UÇK dhe lufta e saj do të ishte më mirë pa Hashim Thaçin
Lajme

Zyrtari i Vetëvendosjes: UÇK dhe lufta e saj do të ishte më mirë pa Hashim Thaçin

25/07/2025 - 21:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: I pagosuri në “Dragodan” është Behar Halili – Arusha, i dyshuar Erijon Hasani

    Ekskluzive: I pagosuri në “Dragodan” është Behar Halili – Arusha, i dyshuar Erijon Hasani

    312 Shpërndaje
    Shpërndaje 125 Tweet 78
  • Iu martua djali, Shqiptar Shaljani thotë se lajmin e mori nga të tjerët

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • E rëndë: Aksident me fatalitet në Milloshevë, vetura g0det këmbësorin që po kalon rrugën

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Limaj: Mirë se kanë ardhur ambasadorët, masi të kryhet seanca flasim

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandal i përsëritur: “Kluna” e Blerim Klunës sërish me suxhuk të ndaluar për konsum – AUV i asgjëson qindra kilogramë (Dokument)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë