Lëvizja Vetëvendosje do të udhëheq për të herë të parë Komunën e Obiliqit.
Kjo pasi që kandidati i VV-së në këtë komunë, Halil Thaçi mposhti Xhafer Gashin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas KQZ-së, Thaçi siguroi 51,09% apo 6,441 vota ndërsa Gashi siguroi 48,91% apo 6,167 vota.

Numri i votuesve në Listën e Votuesve në këtë komunë ishte 26,210 votues ndërsa pjesëmarrës në këto zgjedhje ishin 12,837./Indeksonline/













