Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar pasditen e së martës rezultatin e zgjedhjeve.
Aktualisht janë numëruar 99.37% të votave dhe Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.89%, PDK me 22.06%, LDK me 17.62% dhe AAK-Nisma me 7.46%.
KQZ njoftoi se nga ora 16:00 do të nisnin numërimin në Qendrat Komuale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh.
“Procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative”, u tha në njoftimin e KQZ’së.