Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

06/02/2026 - 13:21
në Pa kategori
A A
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën e Skenderajt dhe janë pritur nga kryetari Sami Lushtaku, bashkë me administratën komunale, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

Gjatë këtij takimi, Hoxha dhe Tasholli kanë prezantuar aktivitetet dhe qëllimet e platformës “Liria ka Emër”, duke theksuar rëndësinë e mobilizimit qytetar për mbrojtjen e drejtësisë dhe dinjitetit kombëtar, si dhe kanë shprehur mirënjohje për mbështetjen e ofruar nga Komuna e Skenderajt.

“Ky Marsh është një thirrje qytetare për respektimin e drejtësisë së paanshme dhe për ndarjen e saj të qartë nga politika, në mbrojtje të së vërtetës historike dhe të vlerave të luftës sonë çlirimtare”, ka deklaruar Ismail Tasholli.

Ndërsa Eliza Hoxha ka theksuar se përkrahja nga komunat dhe udhëheqësit lokalë po e fuqizon këtë kauzë qytetare. “Mbështetja që po marrim nga kryetarët e komunave është dëshmi se kjo kauzë është mbi politikën ditore dhe përfaqëson një interes të përbashkët qytetar”, u shpreh ajo.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur mbështetje të plotë për Marshin e 17 shkurtit dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë qytetare.“Ky Marsh për drejtësi dhe për çlirimtarët tanë që po mbahen në Hagë meriton përkrahjen dhe pjesëmarrjen e çdo qytetari të Kosovës”, ka deklaruar Lushtaku.

Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në të gjitha komunat e Kosovës, me synimin e mobilizimit sa më të gjerë qytetar për Marshin e 17 shkurtit në Prishtinë, nën moton “Drejtësi, jo politikë”.

JU REKOMANDOJMË

“Arrestoni hajnat, jo qytetarët”, protestuesit ndalen para stacionit të policisë
Pa kategori

“Arrestoni hajnat, jo qytetarët”, protestuesit ndalen para stacionit të policisë

06/02/2026 - 14:09
Qytetari në protestë: Kam pa njeriun tu marrë para borxh për bukë
Pa kategori

Qytetari në protestë: Kam pa njeriun tu marrë para borxh për bukë

06/02/2026 - 13:47
PDK-ja paralajmëron konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese
Pa kategori

PDK shpenzoi mbi 280 mijë euro gjatë periudhës së zgjedhjeve të dhjetorit

06/02/2026 - 12:44
LV-ja: 118 është numri i 500 mijë zemrave që rrahin si një
Kryesore

Raporti i KQZ’së për tetor-dhjetor, Vetevendosja shpenzoi mbi 300 mijë euro për marketing

06/02/2026 - 11:19
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së
Lajme

Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së

05/02/2026 - 19:40
Maqedonci e Vengu vizitojnë ushtarët që po vazhdojnë kërkimet në Klos
Lajme

Maqedonci e Vengu vizitojnë ushtarët që po vazhdojnë kërkimet në Klos

05/02/2026 - 18:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Momenti kur Agim Gerbeshi dërgohet i prangosur në Gjykatën e Vushtrrisë

    Momenti kur Agim Gerbeshi dërgohet i prangosur në Gjykatën e Vushtrrisë

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Gjukanoviq i vjen Kurtit në zyrën e tij – çfarë diskutuan- detaje

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • “Alberti”, “Sherreti”, “AutoMita” shitën mbi 100 milionë € vetura në vit, deklaruan 10.5 milionë € fitim neto

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Inspektorati ua qet “drynin” 26 moteleve në Kosovë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Alberti” që fitonte rreth 6.5 milionë euro në vit, ishte arrestuar në aksion kundër fajdes

    344 Shpërndaje
    Shpërndaje 138 Tweet 86

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë