Përfaqësuesja e Danimarkës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Christina Markus Lassen, gjatë mbledhjes për punën e UNMIK-ut, kërkoi që Serbia të përmbahet nga pengimi i Kosovës për t’u përfshirë në organizata ndërkombëtare.
Ajo theksoi se marrëveshjet duhet të zbatohen me mirëbesim dhe kërkoi hapa konkretë nga Serbia për të siguruar llogaridhënie, duke i dërguar para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë.
“Për Serbinë kërkohet që të përmbahet nga pengimi i Kosovës që të përfshihet në organizata ndërkombëtare. Marrëveshjet duhet të zbatohet në mirëbesim. Dhe kërkohen hapa konrekret nga Serbia për të siguruar llogaridhënie duke i sjellur kryesit e sulmit të Banjskes para drejtësisë. Kjo është një çështje që vazhdon të ndikojë negativisht”, tha Lassen transmeton Klankosova.tv
Lassen inkurajoi gjithashtu një takim të nivelit të lartë për të vazhduar dialogun dhe për të arritur rezultate konkrete.











