Përfaqësuesja e Kosovës ka ateruar në tokën qipriote.
Dardanet do të luajë nesër ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve përballë Kombëtares së Qipros.
Në orën 18:00 të grumbulluarit e Alain Giresse do të bëjnë stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Qipros, derisa janë akomoduar në hotelin ‘Lordos’.
Në konferencën për shtyp para stërvitjes do të paraqiten selektori, Alain Giresse dhe mesfushori, Valon Berisha.












