Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga LDK, Ekrem Hyseni, ka marrë së fundmi një “përforcim” politik nga Partia e Drejtësisë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai e ka vlerësuar Esat Ejupin si një kuadër që e njohin të gjithë.
Në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit kandidati Ekrem Hyseni po synon ta sfidojë kryetarin aktual edhe me aderime nga një parti e vogël siç është ajo e Drejtësisë.
Mbtetet të shihet nëse këto përforcime do t’i kryejnë punë të preferuarit të Lumir Abdoixhikut në Llap, për të cilin e “eliminoi” politikisht Agim Veliun./Veriu.info/