Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përfundimi i mandatit, zbulohet e ardhmja politike e Vjosa Osmanit

10/03/2026 - 08:34
në Kryesore, Lajme
A A
“Kanë mbetur edhe pak ditë”, Osmani për mandatarin e Vetëvendosjes!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vjosa Osmani ka deklaruar se vendimin për të ardhmen e saj politike do ta marrë pas 4 prillit, datë kur i përfundon mandati në krye të shtetit.

Në një intervistë në SYRI TV, Osmani theksoi se çdo hap i saj i ardhshëm do të bazohet vetëm në atë që ajo e konsideron interesin më të madh të Republikës së Kosovës.

Ajo tha se deri në përfundim të mandatit do të vazhdojë ta kryejë detyrën e presidentes me përgjegjësi, ndërsa pas kësaj date do të bëjë një vlerësim të ri për të përcaktuar rrugën e saj politike.

“Unë do ta kryej detyrën time me nder si presidente e Republikës së Kosovës deri më datën 4 prill. Pas kësaj, do ta bëj një vlerësim të ri se çka në momentin konkret është vërtet në interes të Republikës së Kosovës dhe në bazë të këtij dhe vetëm këtij kriteri do ta marr vendimin për rrugën përpara,” tha Osmani.

Presidentja shtoi se vendimi i saj do të varet edhe nga zhvillimet aktuale politike në vend.

“Do ta shoh se cili është interesi më i madh i Republikës së Kosovës në këto momente. Kjo do të determinohet edhe nga zhvillimet e tanishme,” u shpreh ajo.

Osmani u ndal edhe te vendimi i fundit i Gjykata Kushtetuese e Kosovës për një masë të përkohshme lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke theksuar se ky vendim krijon hapësirë për sqarimin e situatës politike.

“Vendimi për masë të përkohshme jep pak kohë për t’u sqaruar gjërat dhe përfundimisht Gjykata do ta marrë vendimin e vet,” tha ajo.

E pyetur nëse do të vazhdojë të jetë aktive në politikë, Osmani nuk dha një përgjigje të prerë, por theksoi se synimi i saj mbetet kontributi për vendin.

“Do ta shoh mundësinë më të mirë që ta ndihmoj Republikën që të ecë përpara. Se cila do të jetë ajo mundësi, varet shumë nga rrethanat. Politika nganjëherë është e paparashikueshme,” deklaroi Osmani.

Ajo nënvizoi se interesi i shtetit duhet të jetë gjithmonë prioritet.

“Duhet ta japim kontributin tonë me tërë qenien tonë dhe ta kemi interesin e vendit si parësor. Kjo është më e rëndësishmja,” përfundoi presidentja.

JU REKOMANDOJMË

Zhduket një grua në Ferizaj

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
10/03/2026 - 09:25

Një grua është raportuar e zhdukur më 6 mars në Ferizaj. Policia ka njoftuar se viktima është raportuar e zhdukur qysh nga ora 14:00 e së premtes që...

Më shumëDetails

Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat bëjnë “qyl” një shtëpi vjedhin stoli, para dhe armë

Hajnat godasin në Lagjen e Doktorëve në Mitrovicë – Vidhen mbi 8 mijë euro para dhe ar
10/03/2026 - 09:20

Persona të panjohur kanë kryer një grabitje në një shtëpi në rrugën “Selman Riza” në Prizren. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 mars 2026 rreth orës...

Më shumëDetails

Masa e përkohshme e Kushtetueses, e drejtë apo jo?

Kushtetuesja i reagon Kurtit dhe zyrtarëve të VV’së që i sulmuan dje, i quan deklarata të pamatura: Të ruhet pavarësia e Gjykatës
10/03/2026 - 09:08

Të hënën e 9 marsit, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Masa e përkohshme...

Më shumëDetails

Musliu: Deklarata e Kadri Veselit që Kosova ka me ia pa sherrin pushtetit aktual, po finalizohet

Musliu: Deklarata e Kadri Veselit që Kosova ka me ia pa sherrin pushtetit aktual, po finalizohet
10/03/2026 - 08:39

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka qenë kritike e ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Musliu tha se Kosova “po ia sheh sherrin” pushtetit aktual. “Deklarata e Kadri Veselit...

Më shumëDetails

Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues

Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues
10/03/2026 - 08:30

Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihu, ka deklaruar se veprimi i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është i plotë kushtetues dhe në përputhje...

Më shumëDetails

Diskualifikohet për një vit nga tenderët publikë kompania “ARF” – AVONET: Në dhjetor 2025 kishim kërkuar hetim nga Prokuroria për mashtrim

Diskualifikohet për një vit nga tenderët publikë kompania “ARF” – AVONET: Në dhjetor 2025 kishim kërkuar hetim nga Prokuroria për mashtrim
09/03/2026 - 22:58

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka marrë vendim për diskualifikimin për një vit nga të gjitha aktivitetet e prokurimit publik të operatorit ekonomik “ARF” Sh.p.k., pas një rasti...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    291 Shpërndaje
    Shpërndaje 116 Tweet 73
  • Ekskluzive: Pas Avdylit, edhe një deputete pritet të japë dorëheqje nga GUXO

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Largimi i Haxhi Avdylit, vjen reagimi nga GUXO

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • “Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për shpërndarjen e Kuvendit

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • VV reagon pas masës së përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit, ja çka thotë

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë