Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Irfan Lipovica, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku është intervistuar në kuadër të hetimeve për rastin e rezervave shtetërore, raporton EO.
Lipovica, i cili është një nga tre të dyshuarit në këtë rast së bashku me afaristin Ridvan Muharremi dhe zyrtarin Hafiz Gara, konfirmoi ftesën nga Prokuroria, duke deklaruar se hetimet janë ende në zhvillim.
“Sot jemi ftuar nga Prokuroria Speciale lidhur me rastin e rezervave shtetërore.Për momentin ky rast është ende nën hetime. Më tepër s’kemi çka t’shtojmë”, tha avokati.
Ai është një nga tre të dyshuarit në këtë çështje, së bashku me afaristin Ridvan Muharremi dhe zyrtarin tjetër të MTI-së, Hafiz Gara.