Djelmoshat dardanë na zbardhin fytyrën!
Në një natë që do të mbetet gjatë në memorien e futbollit tonë, Kosova ka triumfuar me rezultatin spektakolar 4-3 kundër Sllovakisë në Bratisllavë.
Në një betejë të vërtetë me shtatë gola, “Dardanët” treguan një karakter të jashtëzakonshëm duke mos u dorëzuar për asnjë moment.
Kjo fitore dramatike na mban me kokën lart dhe plot shpresë në rrugëtimin tonë drejt Botërorit 2026.













