Qytetarët e Burojës, vendlindjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i janë drejtuar me fjalë ngushëlluese pas humbjes së babait të tij.
“Mbahu i fortë”, “Ngushëllime president”, ishin disa nga fjalët që ata i thanë Thaçit, i cili qëndroi vetëm pak minuta pranë varrit të babit, i cili i vdiq pesë ditë më parë.
Thaçi është parë duke i përshëndetur me dorë qytetarët si shenjë falënderimi, dhe më pas shihet se mori rrugën për në Hagë.
Theksojmë se Gjykata Speciale nuk i dha leje të ishte prezent në ditën e varrimit.