Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala është pritur ngrohtë nga banorët e fshatit Mleqan.
Mbështetja e pakusht e tyre për Shalën për një tjetër mandat, do të thotë forcë për të në çdo garë, shkruan Ballkani.info
“Në Mleqanin e historisë, në Mleqanin e lavdisë së UÇK-së, dhe në Mleqanin e përkushtimit të PDK-së, gjithmonë kemi gjetur forcë, energji dhe mbështetje të palëkundur. Ky është vendi ku fryma e sakrificës dhe ideali i lirisë vazhdojnë të jetojnë” ka shkruar Shala në facebook.
Postimi i plotë:
Në Mleqanin e historisë, në Mleqanin e lavdisë së UÇK-së, dhe në Mleqanin e përkushtimit të PDK-së, gjithmonë kemi gjetur forcë, energji dhe mbështetje të palëkundur. Ky është vendi ku fryma e sakrificës dhe ideali i lirisë vazhdojnë të jetojnë!