
Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga PDK, Ferit Idrizi, është pritur sonte nga shumë qytetarë, veteranë të UÇK-së e veteranë të arsimit.
Ai ka thënë se organizimet si ky janë shtysë që të vazhdojnë të punojnë edhe më fuqishëm për fitoren e 12 tetorit.
“Organizimet si ky sonte, e nderimi që na bënë familja Mazhiqi, janë shtysa jonë më e madhe që të vazhdojmë të punojmë edhe më fuqishëm për fitoren tonë me 12 tetor.” – tha Idrizi.
Idrizi theksoi se bashkarisht folën për mandatin e ri, mandatin e punëve të mëdha.
“Me këtë familje të respektuar në Vushtrri, me shumë qytetarë, veteranë të UÇK-së dhe veteranë të arsimit, folëm për mandatin tonë të ri, mandatin e punëve të mëdha.” – shkruan ai.
“Nuk ka mënyrë më të mirë se kjo për të përfunduar një ditë me shumë vizita e takime.
Faleminderit nga zemra për secilën fjalë, e përkrahjen e madhe!” – përfundon Idrizi.
Postimi i plotë:
Organizimet si ky sonte, e nderimi që na bënë familja Mazhiqi, janë shtysa jonë më e madhe që të vazhdojmë të punojmë edhe më fuqishëm për fitoren tonë me 12 tetor.
Me këtë familje të respektuar në Vushtrri, me shumë qytetarë, veteranë të UÇK-së dhe veteranë të arsimit, folëm për mandatin tonë të ri, mandatin e punëve të mëdha.
Nuk ka mënyrë më të mirë se kjo për të përfunduar një ditë me shumë vizita e takime.
Faleminderit nga zemra për secilën fjalë, e përkrahjen e madhe!
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve