Një përleshje fizike ka ndodhur mes katër personave në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në kryeqytet.
Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, në përleshje janë përfshirë katër shtetas të Afganistanit, ku gjatë përleshjes është përdorur një mjet i ftohtë – thikë.
Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar dy prej të dyshuarve, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë që dyshohet se është përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.













