Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përleshja në Komunën e Prishtinës: Pamjet kundërshtojnë versionin e Hajrullah Çekut, fillojnë reagimet

25/09/2025 - 21:53
në Lajme
A A
Përleshja në Komunën e Prishtinës: Pamjet kundërshtojnë versionin e Hajrullah Çekut, fillojnë reagimet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një incident i rëndë ka ndodhur dje brenda objektit të Komunës së Prishtinës, ku u raportua për një rrahje mes anëtarëve të Kuvendit Komunal. Fillimisht nuk ishte e qartë se kush kë kishte sulmuar, por pamjet e publikuara sot në media nga reporteri, kanë hedhur dritë mbi ngjarjen.

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, një ditë më parë deklaroi se asamblisti i LDK-së kishte sulmuar kryesuesin e Kuvendit, Fehmi Kupina.

Në reagimin e tij, Çeku shkroi:

“Lajmi për dhunë në ambientet e Kuvendit Komunal të Prishtinës është shumë shqetësues.
Lidhja Demokratike e Kosovës sot sulmoi njeriun që udhëheqë me Kuvendin Komunal, z. Fehmi Kupina. Përveç që e papranueshme, kjo sjellje shkon kundrejt parimeve politike ku dallimet në pikëpamje janë vlerë e shtuar.
Bëjmë thirrje për organet kompetente që të marrin masa dhe të ndëshkohen dhunuesit.”

Megjithatë, pamjet që dolën sot në media treguan një version tjetër të ngjarjes. Në to shihet se në fakt i sulmuar ishte asamblisti i LDK-së, Sami Salihu dhe atë nga vetë Fehmi Kupina së bashku me disa persona të tjerë, duke e grushtuar.

Pas incidentit, asamblisti i LDK-së kishte reaguar duke thënë:

“Reagim!
Nuk kam sulmuar askënd me shishe.
Sot u sulmova papritmas dhe reagova vetëm për t’u mbrojtur. Kamerat e vendit të ngjarjes do ta tregojnë të vërtetën dhe unë do të bashkëpunoj plotësisht me organet hetimore. Dhuna, sidomos ajo pas shpine, është e papranueshme.
Ju kërkoj falje familjarëve të mi, shoqërisë dhe mbi të gjitha qytetarëve që janë shqetësuar nga kjo situatë. Kjo nuk është natyra ime dhe nuk pasqyron as vlerat që përfaqësoj. Ajo që ndodhi ishte pasojë e provokimeve, ofendimeve dhe sulmit të padrejtë ndaj meje.
Unë do të vazhdoj të qëndroj drejt, me dinjitet dhe me përkushtim ndaj qytetarëve që më kanë besuar. Askush nuk ka të drejtë të godasë pas shpine, dhe askush nuk do të më ndalë të punoj me përgjegjësi për Prishtinën.”

Pas publikimit të pamjeve, reagoi edhe një deputet i LDK-së, Paris Guri i cili e akuzoi Çekun për gënjeshtër. Ai tha se kandidati i VV-së, duhet të kërkoj falje.

“Me gjasë me qenë hajn je edhe rrenc, shkojnë pako këto dyja.
Kërko falje tash masi dolen pamjet.”

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta politike dhe publike, ndërsa pritet që organet kompetente të hetojnë rastin dhe të marrin masa ligjore ndaj të përfshirëve. Ndërkohë Hajrullah Çeku nuk e ka fshirë postimin ku e dënon dhunën e shkaktuar sipas tij nga asamblisti i LDK-së.

JU REKOMANDOJMË

Operacion në Mitrovicë: Policia sekuestron arsenal armësh, i dyshuari arrestohet për dhunë në familje
Kryesore

Operacion në Mitrovicë: Policia sekuestron arsenal armësh, i dyshuari arrestohet për dhunë në familje

26/09/2025 - 00:10
Olluri: Hajnia me “Arkitektin e Qytetit” do ta ndjekë Përparim Ramën në fushatë
Lajme

Olluri: Hajnia me “Arkitektin e Qytetit” do ta ndjekë Përparim Ramën në fushatë

25/09/2025 - 22:56
Kryetari i Vushtrrisë për ndarjen buxhetore: Qytetarët që e kanë votuar VV-në duhet të vetëdijesohen e ta ndëshkojnë padrejtësinë
Lajme

Idrizi: Për 4 vjet qeverisje, telefoni im ka qenë i hapur për secilin qytetar të Vushtrrisë sonë (VIDEO)

25/09/2025 - 22:52
Statovci: Në Prishtinë, kryetari dhe qytetarët kanë qenë në realitete të ndryshme
Lajme

Statovci: Në Prishtinë, kryetari dhe qytetarët kanë qenë në realitete të ndryshme

25/09/2025 - 22:37
Lobimi kundër Kosovës, Janjiq: Serbia po minon marrëveshjet që vetë ka firmosur
Lajme

Lobimi kundër Kosovës, Janjiq: Serbia po minon marrëveshjet që vetë ka firmosur

25/09/2025 - 22:24
Vuçiqi paralajmëron çnjohje të pavarësisë së Kosovës nga shtete afrikane
Lajme

Vuçiqi paralajmëron çnjohje të pavarësisë së Kosovës nga shtete afrikane

25/09/2025 - 22:10

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zbulohet lokal bixhozi i paligjshëm në Vushtrri, tre persona përfundojnë në ndalim

    Zbulohet lokal bixhozi i paligjshëm në Vushtrri, tre persona përfundojnë në ndalim

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se ndihmoi dhe strehoi babain që plagosi djalin në Stanovc

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Pse banorëve të Evropës po u këshillohet të mbajnë 100 euro në shtëpi?

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Paralajmëron gazetari Lirim Mehmetaj: “Sot e publikojmë një nga skandalet më të mëdha të pasluftës, personazh është Faton Peci dhe kllika e tij”

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kurti niset për vizitë në ShBA

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë