Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përparim Rama: Hekuran Murati, boll më me lojëra politike, zhbllokoje buxhetin e kryeqytetit!

13/11/2025 - 17:29
në Kryesore, Lajme
A A
Përparim Rama: Hekuran Murati, boll më me lojëra politike, zhbllokoje buxhetin e kryeqytetit!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se komuna ka dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Financave për të kërkuar zhbllokimin e buxhetit të kryeqytetit.

Në një postim në Facebook, Rama thekson se ndalimi i buxhetit të Prishtinës është pasojë e vendimeve politike të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati. Ai e drejtoi një mesazh të drejtpërdrejtë Muratit, duke shkruar: “Hekuran Murati, boll me lojëra politike. Zhblloko buxhetin e kryeqytetit.”

Rama e akuzoi Muratin për përpjekje për të manipuluar narrativën publike dhe për të larguar përgjegjësinë nga vetja.

“Çka po ndodh me buxhetin e Prishtinës është rezultat i vendimeve të tua politike, i askujt tjetër! Çdo status që shkruan në Facebook nuk është tjetër veçse një përpjekje e lodhur për të zhvendosur fajin,” tha Rama.

Ai shtoi se komuna ka dërguar një shkresë tjetër zyrtare Ministrisë së Financave, pasi buxheti i Prishtinës për vitin 2025, i përfshirë në Ligjin për Ndarjet Buxhetore, vazhdon të mbetet i bllokuar.

“Për këtë, përgjegjësia politike është e JOTJA!” theksoi ai.

Rama po ashtu tha se Prishtina nuk do të mbahet peng i kalkulimeve politike, duke theksuar se 33 milionë euro janë të bllokuara, përfshirë 23 milionë euro të hyra vetanake dhe 10 milionë euro grant qeveritar. Ai e cilësoi këtë veprim si të papranueshëm dhe në kundërshtim me logjikën e qeverisjes dhe funksionimin e pushtetit lokal.

“Ta kesh të qartë: asnjë status, asnjë justifikim dhe asnjë tentativë për t’u fshehur pas retorikës politike nuk do të të shpëtojë nga përgjegjësia publike për këtë situatë. Kryeqyteti nuk do të mbahet peng i kalkulimeve politike të askujt, as tënde!” përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Ligji për të Huajt, Kurti: Veç po e zbatojmë ligjin e para 13 vjetëve

Ligji për të Huajt, Kurti: Veç po e zbatojmë ligjin e para 13 vjetëve
19/03/2026 - 10:27

Kryeministri Albin Kurti, është pyetur lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt.Kurti tha se qeveria thjesht po e zbaton ligjin në bashkëpunim me...

Më shumëDetails

Përurohet segmenti i rrugës Vushtrri-Prishtinë

Përurohet segmenti i rrugës Vushtrri-Prishtinë
19/03/2026 - 10:21

Është bërë përurimi i segmentit të rrugës Vushtrri–Prishtinë. Në përurimin e këtij segmenti të rrugës po marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Infrastrukturës...

Më shumëDetails

Mustafa: Kurti synon zgjedhjet në korrik, s’ka guxim ballafaqimin vetëm me qytetarët që jetojnë në Kosovë

Mustafa: Kurti synon zgjedhjet në korrik, s’ka guxim ballafaqimin vetëm me qytetarët që jetojnë në Kosovë
19/03/2026 - 10:14

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Arben Mustafa, ka deklaruar se dërgimi i dekretit të presidentes Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka për qëllim...

Më shumëDetails

Bora bllokon kétë rrugë në Kosovë

Bora bllokon kétë rrugë në Kosovë
19/03/2026 - 10:12

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë mbetet e mbyllur për qarkullim. “Ju njoftojmë se rruga Pejë- PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas ende mbetet e mbyllur...

Më shumëDetails

“Burgu 12 kat”: Musliu ironizon Kurtin, publikon rastin e Rozeta Hajdarit në gjykatë pas konfirmimit të aktakuzës për rezervat shtetërore

“Burgu 12 kat”: Musliu ironizon Kurtin, publikon rastin e Rozeta Hajdarit në gjykatë pas konfirmimit të aktakuzës për rezervat shtetërore
19/03/2026 - 03:44

Deputetja Ganimete Musliu ka ironizuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili dikur kishte thënë se, me ardhjen e tij në pushtet, burgu i Dubravës do të...

Më shumëDetails

Çështja e Presidentit, Rrustemi thotë se Kurti iu ka ofruar PDK’së dhe LDK’së marrëveshje politike për “pozicione tjera institucionale”

Çështja e Presidentit, Rrustemi thotë se Kurti iu ka ofruar PDK’së dhe LDK’së marrëveshje politike për “pozicione tjera institucionale”
19/03/2026 - 03:40

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha për herë të parë se Vetëvendosja i ka ofruar “marrëveshje politike PDK-së dhe LDK-së”, teksa po diskutohej për çështjen e presidentit....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë