Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përparim Rama: Hekuran Murati, boll më me lojëra politike, zhbllokoje buxhetin e kryeqytetit!

13/11/2025 - 17:29
në Kryesore, Lajme
A A
Përparim Rama: Hekuran Murati, boll më me lojëra politike, zhbllokoje buxhetin e kryeqytetit!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se komuna ka dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Financave për të kërkuar zhbllokimin e buxhetit të kryeqytetit.

Në një postim në Facebook, Rama thekson se ndalimi i buxhetit të Prishtinës është pasojë e vendimeve politike të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati. Ai e drejtoi një mesazh të drejtpërdrejtë Muratit, duke shkruar: “Hekuran Murati, boll me lojëra politike. Zhblloko buxhetin e kryeqytetit.”

Rama e akuzoi Muratin për përpjekje për të manipuluar narrativën publike dhe për të larguar përgjegjësinë nga vetja.

“Çka po ndodh me buxhetin e Prishtinës është rezultat i vendimeve të tua politike, i askujt tjetër! Çdo status që shkruan në Facebook nuk është tjetër veçse një përpjekje e lodhur për të zhvendosur fajin,” tha Rama.

Ai shtoi se komuna ka dërguar një shkresë tjetër zyrtare Ministrisë së Financave, pasi buxheti i Prishtinës për vitin 2025, i përfshirë në Ligjin për Ndarjet Buxhetore, vazhdon të mbetet i bllokuar.

“Për këtë, përgjegjësia politike është e JOTJA!” theksoi ai.

Rama po ashtu tha se Prishtina nuk do të mbahet peng i kalkulimeve politike, duke theksuar se 33 milionë euro janë të bllokuara, përfshirë 23 milionë euro të hyra vetanake dhe 10 milionë euro grant qeveritar. Ai e cilësoi këtë veprim si të papranueshëm dhe në kundërshtim me logjikën e qeverisjes dhe funksionimin e pushtetit lokal.

“Ta kesh të qartë: asnjë status, asnjë justifikim dhe asnjë tentativë për t’u fshehur pas retorikës politike nuk do të të shpëtojë nga përgjegjësia publike për këtë situatë. Kryeqyteti nuk do të mbahet peng i kalkulimeve politike të askujt, as tënde!” përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
Lajme

Bajrami: Po ndodh hajnia më e madhe në Kosovë – qytetarët po vidhen 24 orë në ditë përmes faturave të rrymës

13/11/2025 - 18:33
Përparim Rama: Hekuran Murati, boll më me lojëra politike, zhbllokoje buxhetin e kryeqytetit!
Lajme

“Do ta padis Përparim Ramën”, Murati thotë se s’po e mban të bllokuar buxhetin e Prishtinës

13/11/2025 - 18:17
Hamza: Çdo vit, 25 milionë euro, do u ndahen bursa studentore mijëra të rinjve në Kosovë
Kryesore

LAJMI I FUNDIT: Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

13/11/2025 - 18:11
PZAP konstaton se tubimi i Albin Kurtit e Faton Pecit në Bajgorë ishte i kundërligjshëm, e gjobit VV-në me 2,500 euro
Lajme

PZAP konstaton se tubimi i Albin Kurtit e Faton Pecit në Bajgorë ishte i kundërligjshëm, e gjobit VV-në me 2,500 euro

13/11/2025 - 17:47
Bastisje në Vushtrri: Policia sekuestron armë AK-47 dhe arreston një 34-vjeçar
Lajme

Bastisje në Vushtrri: Policia sekuestron armë AK-47 dhe arreston një 34-vjeçar

13/11/2025 - 17:05
Osmani takoi ambasadorin Hargreaves, diskutuan për zhvillimet e fundit politike
Kryesore

Osmani takoi ambasadorin Hargreaves, diskutuan për zhvillimet e fundit politike

13/11/2025 - 16:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Elshani nga KQZ demanton keq zyrtarët e VV-së në Mitrovicë

    Elshani nga KQZ demanton keq zyrtarët e VV-së në Mitrovicë

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Sadri Ramabaja e përmendi si kryetarin e ardhshëm potencial të PDK-së, reagon Bardhyl Mahmuti

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Xhelal Sveçla e humb betejën e parë me aktivistin e LDK-së që e fotografoi ditën e zgjedhjeve

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ministrja Hajdari deklarohet për gjendje të varfër ekonomike, përkundër pagës prej 1749 euro

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë