Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Përpjekje e sinqertë për kompromis’, çka pretendoi Vetëvendosja në komentet që i çoi në Gjykatë

18/08/2025 - 17:02
në Kryesore, Lajme
A A
‘Përpjekje e sinqertë për kompromis’, çka pretendoi Vetëvendosja në komentet që i çoi në Gjykatë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Akgjykimi 42 faqesh i Gjykatës Kushtetuese për bllokadën në Kuvend përfshin edhe komentet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj pretendimeve lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë, në kuadër të vazhdimit të seancës konstituive.

Më 12 korrik 2025, deputetja Saranda Bogujevci kishte dorëzuar komentet lidhur me kërkesat, ku kishte argumentuar, në emër të partisë se votimi i fshehtë është i lejueshëm si kompromis mes deputetëve, transmeton Klankosova.tv.

Madje, propozimin e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për formimin e komisionit për votim të fshehtë, kjo parti e ka quajtur si përpjekje të sinqertë për gjetjen e “kompromisit apo konsensusit të nevojshëm.

“Pretendimet e parashtruesve të kërkesave kundërargumentohen nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Znj. Saranda Bogujevci, e cila në komentet e dorëzuara në Gjykatë, në emër te Lëvizjes Vetëvendosje!, në thelb, thekson që (i) votimi i fshehtë është i lejueshëm si një kompromis i mundshëm mes deputetëve, me qëllim të konstituimit të Kuvendit; dhe (ii) propozimi i Kryesuesit të Seancës për formimin e komisionit për votim të fshehtë paraqet përpjekje të sinqertë për të gjetur “kompromisin apo konsensusin” e nevojshëm për mënyrën e votimit, me qëllim të konstituimit të Kuvendit; (iii) mos-pjesëmarrja e deputetëve në votimin për formimin e komisionit për votim të fshehtë bllokon shprehjen e vullnetit të shumicës; dhe (iv) të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit kanë për obligim gjetjen e një mënyre për të zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Nga pika 62 deri në pikën e 85-të janë të renditura të gjitha pretendimet e VV-së, të cilët thonë se “votimi i fshehtë është e drejtë demokratike që nuk përbën ndryshim procedure, ndryshim rendi të ditës apo cenim të rrjedhës së seancës konstituive dhe se deputetët që janë kundër kësaj forme mjafton të shprehin vullnetin e tyre duke votuar kundër.”

“Në këtë drejtim, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje! shtojnë se për dallim nga parashtruesit e kërkesave, ata nuk tentojnë që t’i ikin detyrimit për bashkëpunim në mirëbesim, kompromis dhe konsensus dhe për konsultime konstruktive, por kërkojnë nga Gjykata që “ta ritheksojë atë çka e ka përsëritur dy herë në aktgjykimin e fundit: “Një detyrim i tillë vlen edhe për grupet e tjera parlamentare”.” – përfundon pika e fundit.

Ky institucion ka konstatuar që kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, duhet të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës të miratuar më 8 prill 2025, dhe të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar, në këtë rast VV-në, për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, i cili zgjedhet përmes votimit të hapur dhe ky proces mund të realizohet vetëm deri në 3 herë për kandidatin e njëjtë.

“Rrjedhimisht, Gjykata në vijim përcakton që deputetët e zgjedhur të Kuvendit duhet të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi.” /Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

LDK s’ka votë për Konjufcën, Abdixhiku: Zgjidhja e vetme e mbetur janë fatkeqësisht zgjedhjet e reja
Kryesore

Abdixhiku prezanton ‘Kontratën e Jetës me Shtetin’: 200 euro në muaj për të porsalindurit dhe punësim të garantuar për të rinjtë

21/12/2025 - 14:17
Rrahman Rama: Takim i mrekullueshëm me veteranët e UÇK-së, s’do ti dëshpëroj asnjëherë
Lajme

Rrahman Rama: Takim i mrekullueshëm me veteranët e UÇK-së, s’do ti dëshpëroj asnjëherë

21/12/2025 - 13:59
Hamza: Çdo vit, 25 milionë euro, do u ndahen bursa studentore mijëra të rinjve në Kosovë
Lajme

Bedri Hamza: Mjaft me përçarje, vetëm bashkë fitojmë dhe ecim përpara (VIDEO)

21/12/2025 - 13:51
Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Leposaviq

21/12/2025 - 13:42
Bedri Hamza e nisi ditën me shtabin zgjedhor në Mitrovicë
Kryesore

Bedri Hamza e nisi ditën me shtabin zgjedhor në Mitrovicë

21/12/2025 - 13:24
Ç’po ndodh? Valë e pazakontë gripi në Europë
Lajme

Ç’po ndodh? Valë e pazakontë gripi në Europë

21/12/2025 - 13:04

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “U monitoruan takimet private, u kapën duke i numëruar paratë”-ja si u zbuluan personat që i shkaktuan shtetit dëm mijëra eurosh

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ofertë speciale e “Bujaria Home” për Vit të ri: Çmime të favorshme të banesave për mërgimtarë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar për kidnapimin e Vukashinoviqit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Mijëra euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prokuroria shpjegon rolin e ish-ministrit si ndërmjetësues

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë