Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përplasje e ashpër mes Sylejman Mehollit të VV-së dhe Xhafer Tahirit nga LDK për periudhën sa bashkëqeverisnin

04/10/2025 - 21:34
në Lajme
A A
Përplasje e ashpër mes Sylejman Mehollit të VV-së dhe Xhafer Tahirit nga LDK për periudhën sa bashkëqeverisnin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidatët për kryetar të komunës së Vushtrrisë sonte janë përballur në debatin zgjedhor në ATV.

Kandidati i Vetëvendosjes i ka reaguar kundërkandidatit nga LDK. Xhafer Tahiri, teksa fliste për për planin e rimëkëmbjes ekonomike të periudhës së pandemisë në vitin 2021.

Meholli i ka reaguar lidhur me këtë çështje derisa ai përmendi studimin e fizibilitetit, duke i thënë se si studiohet pandemia me fizibilitet.

Kjo në fakt ishte pika kyçe e prishjes së koalicionit mes këtyre dy partive në janar të vitit 2021.

Vetëvendosje aso kohe deklaronte se kryetari Tahiri kishte monopolizuar proceset e prokurimit dhe mbikëqyrjes ishin të dyshimta.

“Argumentet e prezentuara nga Xhafer Tahiri kinse për mosvotimin e ‘Planit për Rimëkëmbje Ekonomike’ të Vushtrrisë janë krejtësisht të paqëndrueshme. Ky votim është vetëm shkas i një përcaktimi të mëhershëm” – thuhej në komunikatën e Vetëvendosjes atë kohë.

Më poshtë ju sjellim të plotë deklartën e Lëvizjes Vetëvedosje lidhur me këtë çështje:

Komunikatë për media

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri sqaron opinionin publik lidhur me vendimin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri për shkëputjen e koalicionit.

Dallimet tona të vazhdueshme dhe insistimi i Kryetarit Tahiri për të monopolizuar proceset e prokurimit dhe mbikëqyrjes ishin të dyshimta. Ne e kemi paralajmëruar atë disa herë dhe i kemi dhënë rastin të përmirësohet, por ndodhi e kundërta.

Argumentet e prezentuara nga Xhafer Tahiri kinse për mosvotimin e ‘Planit për Rimëkëmbje Ekonomike’ të Vushtrrisë janë krejtësisht të paqëndrueshme. Ky votim është vetëm shkas i një përcaktimi të mëhershëm, madje jo nga z. Tahiri, por niveli qendror i LDK-së e kryetari Isa Mustafa.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka mbështetur unanimisht ndarjen e mjeteve për këtë projekt dhe ka mbështetur të gjitha procedurat administrative që të kemi një plan të vërtetë, ashtu sipas kontratës, operatori ekonomik, do të duhej të përgatiste së paku 10 projekte të detajuara zhvillimore, me të cilat komuna jonë do të aplikonte në ministritë e linjës dhe tek donatorët e brendshëm dhe të jashtëm, në shërbim të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe lehtësimit të jetës së qytetarëve.

Në seancën e djeshme, Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkoi që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për një mbledhje të radhës, ku ‘Plani i Rimëkëmbjes’ do të plotësohej me projektet për të cilat Komuna ka paguar 140.000 €, dhe jo të vinte një material gjysmak, pa përmbajtje konkrete, ku “projektet” paraqiten me pak fjalë, pa asnjë detaj dhe vetëm si koncepte, kryesisht të marrura copy-paste, pa asnjë analizë profesionale. Kjo tendencë për të kaluar këtë plan me nguti dhe pa analizë, për Lëvizjen VETËVENDOSJE! – Qendra Vushtrri e bën tejet iniciativë të dyshimtë. Kësisoj ne i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit të hetoi këtë çështje.

Kërkesa jonë ishte parimore dhe e drejtë: parat e paguara nga buxheti komunal, të mos paguhen në projekte të cilat nuk përmbushin as minimumin e asaj për çfarë janë kontraktuar.

Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do t’i braktis asnjëherë dhe për asnjë moment qytetarët dhe interesat e tyre, por nëse kryetarit Tahiri i ka penguar kërkesa jonë për shqyrtim të mirëfilltë dhe transparenca për këtë plan atëherë problemi qëndron diku tjetër. Puna parimore, transparente, e përgjegjshme dhe llogaridhënëse para qytetarëve do të jenë përherë primare për mënyrën tonë të qeverisjes. Nga këto nuk mundemi dhe nuk do të heqim dorë asnjëherë.

JU REKOMANDOJMË

 “Qysh nuk patët guxim me fol për fajdexhinjtë e Vushtrrisë?”, gazetari Morina reagon pas debatit të kandidatëve për kryetar
Kryesore

 “Qysh nuk patët guxim me fol për fajdexhinjtë e Vushtrrisë?”, gazetari Morina reagon pas debatit të kandidatëve për kryetar

04/10/2025 - 22:40
Haziri për qeverisjen e VV në Gjilan: Për 4 vite asnjë punë e përfunduar
Lajme

Haziri për qeverisjen e VV në Gjilan: Për 4 vite asnjë punë e përfunduar

04/10/2025 - 21:49
“Ku invalidë, çfarë invalidi bre” Hyseni ndaj deklaratës së Bulliqit: Mu plagos babai, nëna, vëllai e motra – Të nesërmen ma vranë vëllain 22 vjeçar
Lajme

“Ku invalidë, çfarë invalidi bre” Hyseni ndaj deklaratës së Bulliqit: Mu plagos babai, nëna, vëllai e motra – Të nesërmen ma vranë vëllain 22 vjeçar

04/10/2025 - 21:29
Pjesëmarrje ‘rekord’ në tubimin e Ramiz Lladrovcit në Shkollën “Rasim Kiçina”
Lajme

Pjesëmarrje ‘rekord’ në tubimin e Ramiz Lladrovcit në Shkollën “Rasim Kiçina”

04/10/2025 - 20:50
Idrizi: Dy vite fituam nga 100 pikë në fushën e transparencës buxhetore
Lajme

Idrizi: Dy vite fituam nga 100 pikë në fushën e transparencës buxhetore

04/10/2025 - 20:41
Haradinaj kritika Kurtit: Sjellja e tij rrezik për Kosovën, Serbia gati të përfitojë
Kryesore

Haradinaj kritika Kurtit: Sjellja e tij rrezik për Kosovën, Serbia gati të përfitojë

04/10/2025 - 20:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Ku shkuan mijëra të tërhequra ‘kesh’ nga llogaria e FC Vushtrria si “pagesë për policinë”? Policia mohon të kenë pranuar para kesh (Dokument)

    Skandal: Ku shkuan mijëra të tërhequra ‘kesh’ nga llogaria e FC Vushtrria si “pagesë për policinë”? Policia mohon të kenë pranuar para kesh (Dokument)

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Pas ndarjes, Santi ‘harron’ Patrisin, ja kujt i thotë ”Të dua”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Idrizi me fotografi e dokumente: Xhafer Tahiri po ndërton shtëpi 499 metra katror në Matiqan, si dinasti

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  •  “Qysh nuk patët guxim me fol për fajdexhinjtë e Vushtrrisë?”, gazetari Morina reagon pas debatit të kandidatëve për kryetar

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Sot përurohet rruga ndërkufitare Kosovë-Shqipëri, merr pjesë edhe Kurti

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë