
Policia e Prishtinës kërkon ndihmë nga qytetarët në identifikimin dhe ofrimin e informatave për personin e shfaqur në fotografi.
I dyshuari kërkohet për vepren penale “Vjedhje”.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, shkruhet në postimin e Policisë në Facebook.