Është bërë përurimi i segmentit të rrugës Vushtrri–Prishtinë.
Në përurimin e këtij segmenti të rrugës po marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha.
Ceremonia e prerjes së shiritit është bërë në fshatin Gojbulë, te hyrja e segmentit të zgjeruar të rrugës nga Vushtrria në drejtim të Prishtinës.
Ky segment përfaqëson një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore që lidh dy qytetet kryesore të Kosovës, duke synuar rritjen e qarkullimit më të mirë dhe lidhshmërisë midis zonave përreth.












