Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se sot, disa lagje të Prishtinës do të përballen me reduktime të furnizimit me ujë.
Në njoftimin e Ujësjellësit thuhet se këto reduktime po ndodhin si pasojë e amortizimit të linjave.
“Pasojë e amortizimit të linjave, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë për ti hapur rrugë ndërhyrjes së ekipeve të mirëmbajtjes”, njofton Ujësjellësi.
Tutje në njoftimin e tyre Ujësjellësi tregon se në cilat Lagjet do të ketë reduktime të ujitë të pijshëm.
“Pa furnizim me ujë të pijshëm, gjatë ditës do mbesin këto zona: lagjja Pejton, lagjja Dardania pjesërisht, një pjesë ne lagjen “te Qafa”, pjesë e objekteve banesore poshtë rrugës “Ahmet Krasniqi” ne lagjen “Arbëri” një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e vogël lagjes Kalabria, në Prishtinë”, njofton Ujësjellësi.