Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përveç Postës, në prag të zgjedhjeve iu ndanë 100 euro edhe punonjësve të Telekomit

07/02/2025 - 17:05
në Kryesore, Lajme
A A
Përveç Postës, në prag të zgjedhjeve iu ndanë 100 euro edhe punonjësve të Telekomit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Punonjësit e Telekomit të Kosovës janë shpërblyer me nga 100 euro neto. Vendimi është marrë nga Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës më 10 janar të këtij viti, kurse paratë janë ekzekutuar me të 14.

Nga Telekomi i Kosovës kanë bërë të ditur për Insajderin se kjo shumë është ndarë në formë bonusi për “arsyetimin e përformancës pozitive financiare” të ndërmarrjes publike.

“Bordi i Drejtorëve të TK (Telekomi i Kosovës), me datën 10.01.2025 ka marrë vendim për ndarjen e shumës simbolike prej 100 euro neto, për punonjësit e TK, duke i përjashtuar nga ky vendim zyrtarët e lartë të korporatës, anëtarët e bordit të Drejtorëve të TK dhe personat që kanë marrë pushim pa pagesë më tepër se 3 muaj gjatë vitit”, ka thënë Fadil Lepaja, zëdhënës i Telekomit.

Lepaja tutje ka thënë se ky vendim është marrë në bazë të kërkesës së Sindikatave të Pavarura të Telekomit të Kosovës.

Sidoqoftë, vendimi është marrë në kohën kur në Kosovë po zhvillohet fushata zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.

Insajderi ka marrë vesh se shuma e parave është ekzekutuar përreth datës 13-14 janar, disa ditë pas hapjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Kujtojmë se kjo shumë është ekzekutuar në kohën kur Telekomi i Kosovës po ka vështirësi financiare në ekzekutimin e pagave mujore për punonjësit e saj. Krejt kjo, për shkak të bllokimit të xhirollogarive.

Nga Telekomi thanë më herët për Insajderin se rrogat mujore për punonjësit po gjenerohen nëpërmjet të hyrave nga aktiviteti i rregullt afarist.

“Mund të ju konfirmojmë se përkundër bllokimit të llogarive bankare përmes vendimeve te padrejta dhe te dyshimta gjyqësore, Telekomi i Kosoves po arrinë të i paguaj pagat e punëtorëve me shume vështirësi. Pagesat e pagave po bëhen nga mjete financiare nga te hyrat e gjeneruara nga aktiviteti ynë i rregullt afarist. Pagesat po ekzekutohen në llogarite bankare të punëtorëve në mënyrë të ligjshme përmes institucioneve të licencuara nga autoritetet përkatëse te Republikës se Kosovës”, ka deklaruar Lepaja.

Nga ndërmarrja publike bënë të ditur se shuma mujore e pagave neto është përreth 1,270.000 euro.

Përgjatë ditës mediumi Kallxo.com ka raportuar se nga 100 euro janë ndarë edhe për punonjësit e postës në formë bonusi prej 100 eurosh. Vendimi ishte marrë më 23 janar.

“Pas shqyrtimit të zhvillimeve pozitive në Ndërmarrje, progresit të arritur deri më tani dhe proceseve që pritet të realizohen në të ardhmen, si dhe duke marrë parasysh faktorët e tjerë të rëndësishëm si inflacioni dhe rritja e kostove të jetesës, Kryeshefja Ekzekutive e Ndërmarrjes propozoi dhënien e një bonusi për të gjithë punëtorët e Ndërmarrjes”, thuhet në vendimin e Postës së Kosovës.

Në prag fushate, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte njoftuar edhe për rritjen e koeficientit në dy faza për punonjësit e sektorit publik. Po ashtu u rritën edhe pensionet e moshës, kontributdhënësit, personat me aftësi të kufizuara, personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë e personat e verbër, invalidor i punës dhe për ish-punëtorët e Trepçës.

Kurti kishte kritika të mëdha për qeverisjet e kaluara që rrisnin pagat në prag të fushatës.

JU REKOMANDOJMË

Fatmir Limaj “msit” për koalicionin LDK-LVV?
Lajme

Fatmir Limaj “msit” për koalicionin LDK-LVV?

19/06/2025 - 14:16
E paprecedent: GUXO nuk deklaron asnjë shpenzim financiar për 2024, as kontratë qiraje e as shpenzim të zyrës (DOKUMENT)
Kryesore

E paprecedent: GUXO nuk deklaron asnjë shpenzim financiar për 2024, as kontratë qiraje e as shpenzim të zyrës (DOKUMENT)

19/06/2025 - 14:14
Albin Kurti e hedh një kaci beton, e bën ‘sefte’ pishinën olimpike!
Kryesore

Albin Kurti e hedh një kaci beton, e bën ‘sefte’ pishinën olimpike!

19/06/2025 - 14:03
KEK-u njofton lidhjen e mbi 360 kontratave për furnizim me energji
Lajme

KEK-u njofton lidhjen e mbi 360 kontratave për furnizim me energji

19/06/2025 - 13:47
Trump për ofertën e Putinit për ndërmjetësim: Rregulloje Rusinë më parë , pastaj fol për të tjerët
Lajme

Trump për ofertën e Putinit për ndërmjetësim: Rregulloje Rusinë më parë , pastaj fol për të tjerët

19/06/2025 - 13:44
Miftaraj ironizon VV-në: Deputetë për disa minuta, ministra gjithë ditën – sfilata e 34-të në Kuvend
Lajme

Miftaraj ironizon VV-në: Deputetë për disa minuta, ministra gjithë ditën – sfilata e 34-të në Kuvend

19/06/2025 - 13:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi i Iranit, të cilin Trump e quajti një “shënjestër të lehtë”

    Khamenei i Iranit ia kthen përgjigjen Trumpit për kërkesën për dorëzim pa kushte

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Inspeksioni i Mitrovicës gjobiti kompaninë “Medi Premium” për mbindërtim pa leje, urdhëron t’i ndërpres menjëherë punimet (Dokument)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Rusia paralajmëron ShBA-në në rast se ndihmojnë ushtarakisht Izraelin

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • ‘Beqë fajdexhia’ kapet me armën me fishek në tytë para Gjykatës në Prishtinë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • LAJMI I FUNDIT: Abdixhiku e Limaj takim ‘kokë me kokë’ për 1 orë e 30 minuta

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë