Ish-diplomatja Edita Tahiri ka përshëndetur arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, ndërmjetësuar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, duke e cilësuar si një zhvillim të rëndësishëm që “hap rrugën për diplomaci dhe një marrëveshje paqësore”.
Sipas saj, ky hap rrit shpresat për paqe dhe siguri ndërkombëtare në një kohë të tensioneve globale.