Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pesë dhoma gjumi dhe një pamje spektakolare, shtëpia e “Sex Education” është në shitje

03/10/2023 - 13:31
në Kuriozitete, ShowBiz
A A
Pesë dhoma gjumi dhe një pamje spektakolare, shtëpia e “Sex Education” është në shitje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nëse edhe ju jeni adhurues i shtëpisë ikonike të Otis dhe Jean-it, të serialit televiziv “Sex Education”, nga Netflix, atëherë duhet ta dini se prona aktualisht është në shitje për 1.5 milionë paund ose 1.75 milionë euro.

“Sex Education”, zhvillohet në qytetin imagjinar të Moordale, por është filmuar kryesisht në Uells, në Mbretërinë e Bashkuar. Shtëpia e Otis dhe Jean ndodhet në Symonds Yat, një fshat në zemër të luginës Ëye, Herefordshire.

Prona ka tërhequr fansa që nga shfaqja e saj e serialit të parë në vitin 2019. Karakteristikat e saj janë vërtet shumë të dallueshme dhe sigurisht që nuk kalojnë pa u vënë re.

E ndërtuar fillimisht në 1912 si një shtëpizë peshkimi, Chalet Symonds Yat ka një dizajn tipik norvegjez. Rripat e kuqe të drurit që përbëjnë pjesën e jashtme, me detajet e lyera me të bardhë, bien në sy në sfondin e gjelbërimit të pandërprerë.

Qasja e vetme në pronë është përmes një rruge me pemë, në krye të së cilës ndodhet një kishëz e lashtë, gjithashtu për shitje.

Kur shtëpia u ble nga pronari aktual në vitin 2002, futbollisti uellsian Stuart Morgan, pati nevojë për një rinovim të gjerë, me një kuzhinë të re dhe një kopësht dimëror me sallë ngrënieje.

Dyert e mëdha franceze të çojnë nga veranda në ballkon, ku jo vetëm ka një vaskë suedeze të nxehtë dhe furrë picash prej guri, por edhe pamje mahnitëse të zonës natyrore të Ëye Gorge dhe lumit Ëye.

Dy katet e fundit të shtëpisë kanë pesë dhoma gjumi, me dhomën kryesore të gjumit të vendosur në krye të shtëpisë dhe që zë të gjithë katin. Vitet e fundit, prona ishte përdorur si shtëpi pushimi nga fansat e Sex Education. Megjithatë, pronari i saj tani ka vendosur ta nxjerrë në shitje.

Fakti që kjo pronë është kaq e famshme vetëm sa shton joshjen e asaj që është një mundësi tepër e rrallë për të zotëruar një shtëpi spektakolare./A2CNN

JU REKOMANDOJMË

“Kam qarë shumë kur vendosa të flas hapur për autizmin” — rrëfimi prekës i Arta Bajramit
Lajme

“Kam qarë shumë kur vendosa të flas hapur për autizmin” — rrëfimi prekës i Arta Bajramit

01/01/2026 - 19:55
“Krenare për burrin dhe babain që je”, urimi i Vesës për Mirlindin
ShowBiz

“Krenare për burrin dhe babain që je”, urimi i Vesës për Mirlindin

01/01/2026 - 11:12
Dua Lipa e nis Vitin e Ri 2026 me një shëtitje me të fejuarin e saj rrugëve të Londrës
ShowBiz

Dua Lipa e nis Vitin e Ri 2026 me një shëtitje me të fejuarin e saj rrugëve të Londrës

01/01/2026 - 11:04
Alaudin Hamiti shtrohet në spital
ShowBiz

Alaudin Hamiti shtrohet në spital

31/12/2025 - 15:59
Kurti e përdor për fushatë liberalizimin e vizave të ndodhur në vitin 2023
Kuriozitete

Astrologia e njohur parashikon ‘fatin’ e Kurtit për vitin e ardhshëm

31/12/2025 - 13:43
Pa sytjena, Tuna me kërkesë për babadimrin
ShowBiz

Pa sytjena, Tuna me kërkesë për babadimrin

30/12/2025 - 21:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pacolli tregon një histori prekëse se çka i kërkoi Daci në takimin e parë: E kisha detyrë morale t’ia zbatoja kërkesën

    Pacolli tregon një histori prekëse se çka i kërkoi Daci në takimin e parë: E kisha detyrë morale t’ia zbatoja kërkesën

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Aktivistja nga Mitrovica me mesazh për mërgimtarët: Mos u kthe tash, rri dhe shijo frutet e farës që e mbolle

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Feis-Com Beton” përmbyll vitin me mbrëmje të veçantë me stafin dhe partnerët

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Kjo është femra që humbi jetën dje në një vilë në Pejë

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Lumir Abdixhiku jep dorëheqje zyrtarisht në Kuvendin e LDK-së

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë