Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas raportimeve se ish-kandidati i VV-së për deputet, Mirsad Shkreta ka dalë i pari në testin me shkrim për drejtor të QKSUK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka ironizuar duke treguar se cilët janë hapat që të instalohet personi i partisë në institucione të pavarura.
“1. Kandidati garon për deputet
2. Kandidati nuk arrinë të bëhet deputet
3. Kandidati kandidon për drejtor të QKSUK
4. Prej 4 kandidatëve, 2 tërhiqen nga gara.
5. Kandidati del i pari në test me shkrim, me 20 pikë më shumë se kandidati tjetër”, shkroi mes tjerash Molliqaj.