Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pesë mësime nga Italia

28/09/2022 - 13:21
në Lajme, Opinione
A A
Pesë mësime nga Italia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Shkruan Ditmir Bushati

Të mësuar me “rrëmujën” e politikës italiane, por edhe me faktin se lidhja mes Shqipërisë dhe Italisë është e fortë dhe shtrihet përtej qeverive të radhës, nuk para i japim vëmendjen e duhur ndryshimeve politike atje, të cilat janë të shpeshta.

Aq më tëpër që këto ndryshime nuk përjetohen me dramaticitet nga vetë italianët, por janë pjesë organike e sistemit demokratik. Edhe pse shpesh na pëlqen ta krahasojmë veten me italianët për stilin e jetës, veshjeve dhe ushqimit dhe përpiqemi të nxjerrim në pah përkatësinë tonë mesdhetare, për nga mënyra sesi e lexojmë dhe ushtrojmë politikën jemi të prapambetur.

Përjetimi i zgjedhjeve të sapopërfunduara në Itali nga komentet e ndryshme në rrjetet sociale dhe hapësirën mediatike shqiptare më sollën në vëmendje të njëjtat përjetime si me fitoren e Presidentit Trump në vitin 2016 në SHBA; zgjedhjet e 2018-ës në Itali që konfirmuan si forcë të parë politike Lëvizjen e Pesë Yjeve; apo fitoren e Syrizas dhe referendumet e njëpasnjëshme në Greqi.

Me pak fjalë, më shumë sesa tek pylli (fenomeni) e kemi huq të keq të përqendrohemi tek pema (individi), në funksion të agjendës politike të ditës. I. Mesazhi kryesor nga zgjedhjet e sapopërfunduara në Itali është se mbështetësit më të vendosur të qeverisë së unitetit të Mario Draghit humbën keq. Biles më keq se sa parashikonin sondazhet. Fratelli d’Italia, partia kryesore opozitare e drejtuar nga Giorgia Meloni, e cila nuk u bë pjesë e qeverisë Draghi është fituesi i madh. Lëvizja e Pesë Yjeve, e cila i “hoqi prizën” qeverisë Draghi gjithashtu arriti një rezultat më të mirë krahasuar me parashikimin e sondazheve. Megjithëse qeveria Draghi ka bërë një punë të lavdërueshme dhe është e respektuar në arenën ndërkombëtare, mesa duket italianëve ju sos durimi për qeveritë që formohen jo si rezultat i votës popullore, por për shkak të algoritmeve të kulisave politike e financiare. II. Mesazhi i dytë nga këto zgjedhje është se nuk ka ndonjë ndryshim të madh midis të majtës dhe të djathtës, përsa i përket mbështetjes popullore.

Por natyrisht, brenda koalicionit fitues të së djathtës bie në sy rezultati historik i partisë së Giorgia Melonit. Ndërkohë, rezultati për Legën e Matteo Salvinit është zhgënjyes, krahasuar me zgjedhjet e 2018-ës. Kjo, pa dyshim, e dobëson pozitën e partisë së tij brenda koalicionit të ardhshëm qeverisës. Është fakt i pamohueshëm se që prej rënies së qeverisë Draghi, Meloni konsiderohej si kryeministrja në ardhje. Ndaj, ajo nuk nguroi të lëshonte sinjale qetësimi në drejtim të tregjeve financiare dhe vëzhguesve ndërkombëtarë. Meloni u zotua për të rinegociuar me BE-në fondin e rimëkëmbjes së Italisë.

Ndërkohë që qëndrimet e saj për agresionin rus në Ukrainë dhe rolin e NATO-s nuk lënë vend për spekulime. Për herë të parë në historinë e saj Italia do të ketë një grua kryeministre. Çështjet sociale, shkalla e ulët e lindshmërisë në Itali, çështjet e identitetit përkundrejt politikave skllavëruese të tregjeve financiare, janë disa prej temave ku Meloni është pozicionuar qartë dhe ka siguruar mbështetjen e italianëve. Ajo dhe partia e saj mbrojnë gjithashtu një sistem presidencial për Italinë, megjithëse kjo ka pak gjasa të realizohet. Mendimet e saj mbi politikën ekonomike nuk shtrihen shumë përtej taksimit të sheshtë dhe rolit më ndërhyrës të shtetit tek ndërmarrjet e mëdha. Mbetet të shihet se si do të veprojë Meloni në këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë për Italinë dhe Europën.

Eksperienca e saj e vetme në qeveri, deri më tani, ka qenë si ministre e rinisë gjatë mandatit të fundit të kryeministrit Silvio Berlusconi. Ajo është bërë e njohur gjatë kohës së saj si politikane në opozitë. Ndryshe nga më parë, asaj do t’i duhet të përballet me një krizë të mundshme të borxhit sovran apo një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës në Ukrainë. Gjithashtu, Meloni do të duhet të bashkëpunojë me partnerët e koalicionit, Salvinin dhe Berlusconin, për të garantuar qëndrueshmërinë pesë vjeçare të qeverisë.

III. Mesazhi i tretë i këtyre zgjedhjeve është gabimi në strategjinë e përballjes me Melonin dhe përçarja e partive të qendrës së majtë. Është e vështirë të thuash saktësisht se çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike pas dorëheqjes së parevokueshme të Enrico Lettës, i cili u rithirr në skenën politike për të marrë drejtimin e partisë, pas përçarjeve të mëdha dhe humbjes së lidhjeve me rrënjët, që e kanë gjenezën tek koha e drejtimit të partisë nga Matteo Renzi. Zgjedhjet dëshmuan se linjat e sulmit të Partisë Demokratike dhe nxitja e frikës në popull për të parandaluar ardhjen e Melonit në krye të qeverisë, sikundër strategjia e “djegies së urave” me aleatë të mundshëm si Pesë Yjet, dështoi.

Një koalicion parazgjedhor i PD-së me Pesë Yjet mund të sillte një tjetër rezultat. E majta italiane është përballë sfidave të mëdha, për të evituar kësisoj eksperiencat e hidhura të të “majtës së kaviarit” në Francë, apo të laburistëve në Mbretërinë e Bashkuar, që për shkak të arratisjes nga boshti i programatik dhe ai i vlerave në qeverisje dje janë të pafuqishëm për të frenuar ndryshimet e njëpasnjëshme të konservatorëve që tranzitojnë pushtetin brenda llojit sot. Nga ana tjetër, Pesë Yjet ndihen të kënaqur me rezultatin e tyre.

Natyrisht që rezultati është më i dobët krahasuar me vitin 2018, por më i mirë seç pritej pas përçarjeve dhe traumave të brendshme që kaloi partia. Rezultati është deri diku një sukses për ish kryeministrin Giuseppe Conte, me të cilin ai legjitimon rolin e tij përcaktues në rënien e Mario Draghit në muajin Korrik. IV. Mesazhi i katërt ka lidhje me të ashtuquajturën votë kundër mënyrës së funksionimit të BE-së. Them kështu, sepse në media gabimisht është lexuar bardhë e zi, si votë anti-europiane. Ndërkohë që partitë fituese kanë parashtruar kritika për mënyrën e funksionimit të BE-së, por jo për daljen e Italisë nga BE-ja.

Dhe kjo është normale për një vend që është ekonomia e tretë e BE-së. Analiza e shifrave na çon në përfundime më të drejta sesa zhytja në detin e paragjykimeve që na imponojnë rrjetet sociale. Në vitin 2018, shumica e italianëve votuan për partitë me qëndrime kritike ndaj mënyrës së funksionimit të institucioneve të BE-së. Asokohe, Lëvizja Pesë Yjet shënoi 32.4%, Partia Lega 17.5% dhe Fratelli d’Italia 4.3%. Pra, në total rreth 54.2% të votave. Në zgjedhjet e këtij viti, mbështetja për partitë që kundërshtojnë mënyrën e funksionimit të institucioneve europiane ra në në 34.9%. Fratelli d’Italia shënoi 26%, Partia Lega 8.9%. Ndërkohë, partia Italexit që promovon daljen e Italisë nga BE-ja mori vetëm 1.9% të votave, duke mos e kaluar dot pragun e përfaqësimit në Parlament.

Ndonëse tingëllon paradoksale, një mënyrë e të lexuarit të shifrave ka lidhje me punën e lavdërueshme të qeverisë Draghi me lëvrimin e fondit të rimëkëmbjes nga Pandemia, apo të programit të BE-së për brezin e ardhshëm. V. Përtej mësimeve të mësipërme, në planin afatgjatë, ka edhe një mësim tejet të rëndësishëm që vlen gjithandej për politikën.

Italisë do t’i duhet të llogarisë faktin se besimi i qytetarëve në sistemin e saj politik po shterret. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte e ulët, me një rënie prej 9% nga zgjedhjet e kaluara. Vështruar në këtë prizëm, mbetet të shohim nëse Giorgia Meloni mund ta kthejë erën në drejtim tjetër, apo nëse do të çimentojë zhgënjimin e përhapur.

JU REKOMANDOJMË

Gjetje skandaloze në “Laboratori Klinik Shëndeti” në Pejë: Shërbime të palicencuara, analiza pa specialist dhe reagentë të skaduar (Dokument)

Gjetje skandaloze në “Laboratori Klinik Shëndeti” në Pejë: Shërbime të palicencuara, analiza pa specialist dhe reagentë të skaduar (Dokument)
10/09/2026 - 16:54

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi gjetur se edhe një laborator në...

Më shumëDetails

Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
10/09/2026 - 16:50

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit. Sipas njoftimit në rend të ditës...

Më shumëDetails

“Marshi për Liri” në mbështetje të çlirimtarëve, reagon Endrit Thaçi

Endrit Thaçi publikon një fragment nga momenti kur babai i tij shpalli pavarësinë e Kosovës
10/09/2026 - 16:42

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, në mbështetje të çlirimtarëve. Përmes një postimi në rrjetin social...

Më shumëDetails

Komuna e udhëhequr nga Agim Aliu cakton mbledhje të Kuvendit me 16 shtator, reagon Kenan Gashi: Kur populli pret lajmin për krerët e UÇK-së, në Ferizaj thirret seanca!

Komuna e udhëhequr nga Agim Aliu cakton mbledhje të Kuvendit me 16 shtator, reagon Kenan Gashi: Kur populli pret lajmin për krerët e UÇK-së, në Ferizaj thirret seanca!
10/09/2026 - 16:27

Kenan Gashi drejtor i organizatës AVONET ka reaguar ndaj kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu i cili me 16 shtator ka thirrur për mbledhje të jashtëzakonshme, pikërisht në ditën...

Më shumëDetails

Rasti i fajdeve në Gjilan: “E dinin se s’kisha para, ma shkruan edhe 50 mijë euro” – dëshmi e fortë në gjykimin ndaj Naim Sahitit dhe të tjerëve

Rasti i fajdeve në Gjilan: “E dinin se s’kisha para, ma shkruan edhe 50 mijë euro” – dëshmi e fortë në gjykimin ndaj Naim Sahitit dhe të tjerëve
10/09/2026 - 16:17

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë Departamenti Special po vazhdon gjykimi ndaj Naim Sahitit, Ariton Sahitit, Begzat Sahitit, Shkëlzen Sahitit dhe Jeton Fetahut, të akuzuar për fajde, shpëlarje parash...

Më shumëDetails

Kafe me Edi Ramën apo Albin Kurtin? Kjo është përzgjedhja e Vjosa Osmanit

Kafe me Edi Ramën apo Albin Kurtin? Kjo është përzgjedhja e Vjosa Osmanit
10/09/2026 - 16:04

Ish-presidentja Vjosa Osmani i është shmangur një pyetje se kë do të zgjidhte për kafe në mes të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit shqiptar,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Edi befason me veprimin e fundit, zbulon se ku gjendet

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pse po zvarritet konstituimi i Kuvendit? Ja çka parashikon Eugen Cakolli

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Arrestohet Adhurim Konjufca, i dyshuar për gjuajtjen me armë ndaj një autosalloni në Veternik

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Çfarë ndodh me Haxhiun pas 4 tetorit? Daka sqaron situatën

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë